E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg për jetë organizatorit të gjenocidit në Ruanda

Najrobi, 18 Dhjetor, 11:15, NOA - Një gjykatë e OKB-së shpalli fajtor kolonelin Theoneste Bagosora për gjenocidin në Ruanda, në vitin 1994, dhe e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

''Koloneli Bagosora është fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte'', tha gjykata.

Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në Ruanda (ICTR), me qendër në Arusha, akuzoi Bagosorën, 67 vjeç, si organizator të vrasjes së 800 000 personave nga minoriteti tutsi dhe hutu të moderuar.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›