E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban ki Mun: Kosova një sukses i "diplomacisë së heshtur"

ekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban ki Mun Nju Jork, 18 Dhjetor, 11:47, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Mun, duke folur për rolin e organizatës botërore, Kosovën e quajti një sukses të "diplomacisë së heshtur".

"Ne kemi menaxhuar situatën potencialisht shpërthyese në Kosovë përmes një diplomacie të heshtur", tha kreu i OKB-së duke folur mbrëmë para gazetarëve të akredituar në Kombet e Bashkuara.

Në lidhje me rikonfigurimin e prezencës ndërkombëtare në Kosovë, Ban ki Mun vlerësoi se misioni evropian është vendosur pa asnjë incident.

"EULEX i tashmë është vendosur pa ndonjë incident dhe unë kam besim se ne mund të vazhdojmë më tej në rikonfigurimin e Misionit të KB në Kosovë (UNMIK ut) përmes një bashkëpunimi të plotë me të gjitha palët dhe në përputhje me rezolutat relevante të Këshillit të Sigurimit", tha Sekretari i Përgjithshëm i KB-së.

INA/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›