Rrëfen babai vrasës: Nuk doja ta vrisja djalin, u shkrep arma
30/09/2011 Gjykata jep arrest me burg për 60-vjeçarin Marash Lulaj shfaq pendesë në sallë
SHKODER- “Arrest me burg” ka qenë masa e sigurisë e dhënë ditën e enjte nga gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër për shtetasin 60-vjeçar Marash Lulaj, i arrestuar pak ditë më parë për vrasjen e të birit 27-vjeçar, Edmond Lulaj. Ngjarja për të cilën akuzohej 60-vjeçari ndodhi në orët e para të pasdites së të hënës në banesën e familjes Lulaj, në fshatin Stërbeq të komunës Qendër, të rrethit Malësi e Madhe. Me kërkesën e të afërmve të viktimës dhe autorit të ngjarjes, seanca e dhënies së masës së sigurisë u zhvillua pa praninë e mediave. Burimet nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër bëjnë të ditur se trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatës Hasan Selimi është njohur fillimisht me akuzën e Prokurorisë ndaj shtetasit Marash Lulaj. Organi i akuzës ka kërkuar dhënien e masës së sigurisë arrest me burg ndaj autorit, duke e akuzuar për kryerjen e veprave penale “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve të gjahut”.
Rrëfimi i babait vrasës
Më pas trupi gjykues ka dëgjuar për rreth 20 minuta rrëfimin e të pandehurit, shtetasit Marash Lulaj, i cili duke shprehur pendesë për veprën e kryer, ka theksuar se nuk kishte dashur që t’i merrte jetën të birit, por çiftja ishte shkrehur në mënyrë të pavullnetshme. Duke treguar para trupit gjykues sesi kishte rrjedhur ngjarja, shtetasi Marash Lulaj ka rrëfyer se që të dy kishin qenë të pirë, veprim që kishte disa ditë që po e përsërisnin vazhdimisht për shkak të ndarjes së të birit me të fejuarën. Sipas autorit, mesditën e së hënës, atë e bir ishin kthyer së bashku në shtëpi. Në gjendje të pirë kishin filluar të debatonin për një bateri celulari dhe i ati ia kishte hedhur të birit baterinë në fytyrë. Më pas Marash Lulaj kishte marrë çiften, ndërkohë që i biri kishte nxjerrë një thikë. Në deklaratën e tij para trupit gjykues, Marash Lulaj ka theksuar se armën e gjahut e kishte marrë vetëm për të trembur të birin,pasi nuk i kishte shkuar ndërmend ndonjëherë për ta vrarë. Në debat e sipër çiftja është shkrehur dhe i ka marrë jetën të birit 27-vjeçar, Edmond Lulaj. Burimet policore shprehen se shtetasi Marash Lulaj ka lajmëruar vetë policinë për të lajmëruar për krimin e kryer brenda familjes, si dhe për t’u vetëdorëzuar. Më pas, gjatë marrjes në pyetje, babai i viktimës, shtetasi Marash Lulaj, kishte shfaqur shenja depresioni dhe tepër i penduar ishte shprehur se më mirë të kishte vrarë veten sesa t’i merrte jetën të birit.