Rrugës për n’Bruksel, Maqedonia kërcet-Bullgaria feston!
08/05/2005 Pushteti sikur ekziston për vetveten. Jeton në një botë të izoluar personale, sipas nevojave dhe rregullave personale, përderisa, kohë pas kohe, dikush më shpesh e dikush më rrallë, paraqiten në opinion që t`ia lajmërojnë popullit ndonjë, për ta, risi të ëmbël, ose, nga ana tjetër, duke iu drejtuar atij të shkëmbejnë nga ndonjë porosi ndërmjet vete. Në këtë botë virtuale, siç është edhe logjike, s`ka vend për realitetin
Pas përsëritjes së votimit të dielën, është tërësisht e qartë se Zgjedhjet lokale 2005 përfundojnë ashtu siç edhe filluan – me përsëritjen e votimit në Shuto-Orizare dhe Studeniçan për shkak të parregullsive në votimet paraprake dhe me incidente, në të cilat, nënkuptohet, rol kryesor luajnë tanët, me “kallashë” në dorë. Në Shuto-Orizare fitoi Amdi Bajrami, i cili tashmë është në burg për vuajtjen e aktgjykimit të plotfuqishëm gjyqësor, që barazohet me vjedhjen e tekstilit. Pasi që do të konstatohet zgjedhja e tij, në Shuto-Orizare do të ketë zgjedhje të reja për kryetar komune.
Amet Ahmeti 33-vjeçar ishte plagosur rëndë (por, jetën e ka jashtë rrezikut) në fshatin Vërtekicë gjatë shkëmbimit të ashpër të zjarrit me pushkë automatike, siç lajmëruan më shumë media, ndërmjet aktivistëve të BDI-së dhe PPD-PDSH-së. I plagosuri është farefis i kandidatit për kryetar komune, Demir Ahmeti (PPD-PDSH). I lënduari ka pësuar meqë ka qenë në grupin e ithtarëve të kushëririt të tij, e ata që kanë shtier kanë qenë të pakënaqur për shkak të faktit se kryetari i këshillit zgjedhor nuk ka lejuar votim të fshatarëve, ndërsa disa personave tjerë u ka lejuar që t`i mbushin kutitë me fletëvotime.
Incidenti ka ndodhur edhe në fshatin Alldincë, ku aktivistët e një partie (shqiptare), sipas aktivistëve të partisë tjetër (shqiptare), kanë hyrë në vendvotim dhe kanë rrahur fshatarë. Edhe këtu është lënduar një njeri.
Policia i konfirmoi incidentet
Me këto incidente u krijuan kushte që Kryeministri edhe një herë të dalë në opinion dhe të shpallë se “e përmirësuam vlerësimin për zgjedhjet”, ashtu siç edhe mund të pritet në një shtet që është në rrugë drejt NATO-s dhe drejt BE-së dhe që është i vetëdijshëm se për aq sa do t`u afrohet atyre, për aq edhe do të rritet dioptria, nëpër të cilën do të shikohen ngjarjet në vend.
Do të konstatojmë se s`ka logjikë në pohimet e shprehura më sipër, por, fatkeqësisht, në Maqedoni gjërat qëndrojnë kështu.
Pushteti sikur ekziston për vetveten. Jeton në një botë të izoluar personale, sipas nevojave dhe rregullave personale, përderisa kohë pas kohe, dikush më shpesh e dikush më rrallë, paraqiten në opinion që t`ia lajmërojnë popullit ndonjë, për ta, risi të ëmbël, ose, nga ana tjetër, duke iu drejtuar atij të shkëmbejnë nga ndonjë porosi ndërmjet vete. Në këtë botë virtuale, siç është edhe logjike, s`ka vend për realitetin.
Po atë ditë në mbarë Bullgarinë festohej. Nuk mbahej mësim; me parakalime në rrugë, fishekzjarre, koncerte dhe manifestime të tjera, Bullgaria e shënoi nënshkrimin e marrëveshjes për aderim në BE.
Në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së në Luksemburg, mes tjerash, është biseduar për problemin rreth emrit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë. Në rrjedhë ishin dy variante në pjesën për emrin e Maqedonisë: njëri sipas të cilit, vendet inkurajohen që t`i vazhdojnë negociatat në kuadër të Kombeve të Bashkuara me ndërmjetësimin e zotit Nimic, ose, nga ana tjetër, do të ofrohet mbështetje eksplicite ndaj idesë ose propozimit të tij, gjithsesi, për emër (të ri) të Republikës së Maqedonisë. Në fund, ministrat bënë diçka ndërmjet dy varianteve, që për skeptikët mjafton që të konstatohet se “Maqedonia do ta humbë betejën për emrin me Greqinë” (siç do të shprehej Arbën Xhaferi).
Në intervistën për “Utrinski vesnikun”, lideri i PDSH-së, Arbën Xhaferi, në mesin e shumë pikëpamjeve dhe analizave interesante do të lajmërojë, e askush nuk do të paraqitet të komentojë, se zyrtarët maqedonas kishin qëndrim më të butë lidhur me emrin sesa ai që e lajmërojnë në opinion. Një gazetë e përditshme, po atë ditë, do të pohojë se MPB-ja dhe shteti nuk shpejtojnë rreth tenderit për pasaportat e reja, meqë “kontesti me emrin (është) pengesë për pasaportat e reja”. Ndërsa pikërisht këto pasaporta të reja janë një ndër parakushtet për zbutjen ose pezullimin e vizave nga ana e vendeve të BE-së. Tani është e sigurt vetëm ajo se Bullgaria me nënshkrimin e marrëveshjes për aderim me BE-në dhe më së voni deri në hyrjen në të (më 2007) do të vendosë viza edhe për ne.
Si kundërpeshë, RTVM-ja, në lajmet e saj, e transmetoi qëndrimin e ministrit të Mbrojtjes, Jovan Manasievski, lidhur me atë që do të ndodhë në reformat e ARM-së dhe rrugën e sigurt drejt anëtarësimit në NATO. Tani për tani i përmbushim standardet vetëm për nga përqindja e mjeteve të ndara për ARM-në, sipas bruto prodhimit nacional.
Manasievski, ndërkaq, është anëtar i Partisë Liberal-Demokratike, e cila është në koalicionin në pushtet, e që kërkoi të rishqyrtohen raportet me LSDM-në, lidhur me vendimin gjyqësor për lirimin e të akuzuarve në rastin “Vreshtat e Rashtakut”. Aferën, sipas PLD-së, koalicioni e ka paguar shtrenjtë, e për këtë duhet të mbajë përgjegjësi dikush nga dy partitë… Takimi i udhëheqësive të të dyja partive ishte caktuar, ndërsa nuk ishte e qartë nëse deri tek ai erdhi dhe eventualisht çfarë është konstatuar.
Koincidencë ishte ajo që kjo ishte dita e shtatë pasi që kombit, në mënyrë të tërthortë, përmes intervistës për TV revistën “Zebra”, iu drejtua kryetari i shtetit, Branko Cërvenkovski.
Ka njerëz nga profesioni gazetaresk që konsiderojnë se intervista ka qenë e porositur. Por edhe ata, si edhe ne që marrin pjesë në realizimin e saj, i vërejtëm porositë që kryetari i shtetit ia dërgoi Kryeministrit nga partia e tij e dikurshme, për të cilin ende është herët për t`u prononcuar nëse është Kryeministër më i mirë se ai.
Ndërsa në koalicionin fitohet përshtypja sikur s`ka asgjë të re. E përditshmja “Vreme” spekulon me atë se Kryeministri Buçkovski zhvillon betejë për “vëllazërim-bashkim” ndërmjet partnerëve qeveritarë. Shkas për këtë, sipas gazetës, krahas reagimit të PLD-së për rastin “Vreshtat e Rashtakut” është edhe darka që në Athinë e ka pasur zëvendëskryeministri Musa Xhaferi me liderin e opozitës greke, Jorgos Papandreu dhe Kryeministrin Kostas Karamanlis, e në të cilin, sipas kabinetit të Xhaferit, kanë qenë të pranishëm edhe persona të tjerë.
“Vreme” aludon se Xhaferi, nëse tashmë asgjë nuk ka “përzier” rreth emrit me politikanët grekë, atëherë së paku ka vepruar në mënyrë të pakoordinuar me Kryeministrin.
Njerëz të afërt me Kryeministrin, nga ana tjetër, në nervozën pas reagimeve të të huajve lidhur me parregullsitë në rrethin e parë parashtrojnë pyetje të tipit “si e blenë serbët dhe grekët Ahmetin?” (që Maqedoninë ta komprometojnë shqiptarët me incidentet zgjedhore), “vallë Lucerni, ose Musa Xhaferi e margjinalizojnë Ahmetin dhe vendosin në emër të tij dhe BDI-së?” etj., në stilin se bashkësia ndërkombëtare “ia pastron hundën” Kryeministrit, për shkak të incidenteve shqiptare në zgjedhjet, se mosmarrëveshjet rreth asaj se kush është fajtor për incidentet janë të pranishme edhe ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së, dhe se kjo seriozisht e lëkund koalicionin.
Vetëm në qeverisje virtuale do të anashkalohet rasti Dollneni – një ndër episodet e këtyre zgjedhjeve lokale. Atje erdhi deri te lufta e hapur ndërmjet kandidatëve të të dy partive – LSDM dhe BDI, rreth asaj se kandidati i kujt do të fitojë. Së pari, u harxhuan format “institucionale” për nxjerrjen e drejtësisë – siç ishte numërimi i votave nga komisioni zgjedhor nga Prilepi në shtabin e LSDM-së pas fitores prej tri votave të konstatuar nga këshilli zgjedhor në Dollneni dhe ndryshimit të rezultatit nga ana e Komisionit komunal me gjetjen e pesë fletëvotimeve të pavlefshme, të konfirmuara nga Gjykata Supreme, pa çka fitoi kandidati i LSDM-së me dy vota epërsi! Më pas, dikush nga BDI-ja, kandidati i së cilës humbi, paralajmëroi se drejtësinë do ta kërkojnë para Gjykatës Ndërkombëtare në Strazburg!
Dhe me të vërtetë koalicioni qeveritar lëkundet, por lëkundet që nga vetë fillimi, nga momenti kur u formua. Me siguri në memoaret e veta Branko Cërvenkovski – i cili është pa dyshim politikan i mençur dhe i aftë për t`i rregulluar punët ashtu si mendon, me të vërtetë se duhet – do të përshkruajë se si i ka ndodhur pas tri qeverive paraprake, të cilat tregonin përqindje evidente të joefikasitetit, e katërta me një fjalë edhe t`i ngelë, t`i prishet si motor pa vaj. A bëhej fjalë për mospërvojën e kuadrove të partnerit kryesor të koalicionit BDI, ose diçka tjetër, do të vlerësojë ai vetë, nëse mendon se është e arsyeshme të qartësojë disa ngjarje, përderisa janë gjallë edhe aktorët tjerë në to.
Në LOBI kemi përmendur së paku dy nga arsyet themelore
E para, është se ndërmjet partnerëve të koalicionit gjithmonë ekzistonte mosbesim elementar. Gjë që ndoshta është e kuptueshme, para së gjithash, për shkak të individëve, e më pas edhe për shkak të partive, të cilat gjatë konfliktit më 2001-shin ishin në palët kundërshtuese.
Fatkeqësisht, Branko Cërvenkovski dhe LSDM-ja, kur e drejtonte fushatën parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare 2002, nuk besonte se Marrëveshja-kornizë e Ohrit, të cilën vetë e nënshkroi, nëse nuk është vetë akti i pajtimit të maqedonasve dhe shqiptarëve, të cilët gjërat i sollën në prag të luftës, atëherë është hapi i parë drejt tentimit për vendosjen e marrëdhënieve më të harmonizuara ndëretnike. Në “ritmin ditor” të logjikës së tij politike, Cërvenkovski edhe atëherë fliste diçka, për çka edhe vetë ishte i vetëdijshëm se nuk do të respektohet. Shumëherë përsëriti se në qeverinë e tij nuk do të ketë komandantë të UÇK-së, ndërsa e dinte se edhe atij mundet nga “nëna USA” t`i arrijë një përgëzim imperativ që në Qeveri ta pranojë BDI-në si fituese nga pala shqiptare në zgjedhjet parlamentare, siç i ndodhi edhe pararendësit të tij, Lubço Georgievski, kur Medlin Ollbrajt, në rolin e gruas së parë të diplomacisë amerikane, i dërgoi përgëzim, në të cilin shfaqi shpresë se në qeverinë e tij do të gjenden ministra nga ndonjë parti politike shqiptare – keni kujdes parti, jo shqiptarë si individë (që Lubçoja konsideronte se do t`i gjejë përmes Alternativës Demokratike të Vasil Turpurkovskit).
Cërvenkovski nuk lejoi që të mbetet dokument i ngjashëm i shkruar, ndaj për këtë arsye pas shpalljes së rezultateve lajmëroi se më së miri do të ishte – për shkak të stabilitetit të Qeverisë – të krijohet koalicion me fituesin në palën shqiptare. Ajo për çka angazhoheshin përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare paraprakisht, që gjithsesi i ishte e njohur Cërvenkovskit.
Ali Ahmeti dhe BDI-ja ndonëse fituan në palën shqiptare, në koalicion hynë të hendikepuar, duke i dalë në ndihmë Cërvenkovskit jo vetëm që të mos ketë komandantë në qeverinë e tij të ardhshme (kërkesë për të cilën nuk ekzistonte kurrfarë pengese logjike), por edhe duke luajtur me muaj të tërë “kukafshehtas”, duke mos realizuar takime normale, ose duke i fshehur nga opinioni takimet ndërmjet liderëve të dy partive në një koalicion qeveritar.
Ahmeti edhe më parë – në fillim të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit në faza (çarmatim, pastaj ndryshim të Kushtetutës në Kuvend) – nuk brengosej për atë që punët janë duke u zvarritur. Ai fuqimisht u besonte garancive ndërkombëtare dhe mbështetjen e konstruktivitetit të tij nga ana e saj e konsideronte për epërsi të veten dhe garanci më të fuqishme kundër të cilës s`do të niset asnjë politikan maqedonas.
Të dy, duke taktizuar, i ndërtuan marrëdhëniet e partnerëve të koalicionit pa besim elementar të ndërsjellë, gjë që, nëse nuk është hibrid i paparë, atëherë nuk është bazë e mirë për bashkëpunim.
Rezultat direkt i kësaj ishte fenomeni i ri nën “emrin mbrojtës” (trade mark) të Cërvenkovskit – “Qeveri në të cilën ka aq qeveri paralele sa ka edhe parti që koalicionojnë në të”! Në të cilën çdo parti përgjigjet vetëm për dikasteret që i mbulon, ndërsa Kryeministri është praktikisht kukull – simbol i qeverisë joekzistuese unike, në të cilën hyjnë të propozuarit nga partitë njerëz, të cilët pas zgjedhjes veprojnë vetëm si një ekip. Që nga vetë fillimi ishin evidente këto tendenca në kabinetin e Cërvenkovskit – asnjëra parti nuk i përzihej tjetrës, madje edhe kur ishte evidente se ndonjëri nga ministrat nuk ishte i aftë. Respektohej parimi secili është mjaft përgjegjës për të propozuar përfaqësues të vet kompetent në Qeveri dhe këtu s`ka hapësirë që cilido, e së paku partnerët e koalicionit, të dyshojnë në atë, ose, mos dhashtë Zoti, të tentojnë ta konstatojnë atë me fakte si realitet i pakontestueshëm.
Kabineti i Hari Kostovit pësoi nga ky sindrom i rrënjosur i Qeverisë, për të cilën praktikisht vendosin liderët partiakë në kontaktet, negociatat dhe marrëveshjet e tyre të drejtpërdrejta. Kjo i ndodhi në vetë fillimin kur lejoi që qeveria e tij të mbetet anash, lidhur me pakon e ligjeve për decentralizim, liderët partiakë pa kurrfarë baze ta vendosin, propozojnë dhe sjellin në pozicion Parlamentin “vetëm të verifikojë vendime tashmë të miratuara”. Kur Agron Buxhaku shprehej se është përgjegjës vetëm para liderit të vet partiak që e ka vendosur për ministër, ishte i sinqertë në mënyrë naive, por kishte të drejtë – meqë kjo funksiononte dhe funksion kështu në qeveritë pas vitit 2002.
Vllado Buçkovski, para se të bëhet kryeministër, e dinte këtë, ndaj premtoi se në kabinetin e tij të ardhshëm ministrat do të jenë të tij, se ndikimi i partive të tyre do të pushojë në momentin kur Parlamenti do ta votojë kabinetin e tij. Me siguri, Buçkovski tani e di se ky angazhim është vetëm një nga angazhimet e tij të kota, një nga premtimet e shumta që i dha, e nuk mund ta përmbushë. Ai qëndroi në angazhimet që Buxhaku të mos jetë pjesë e ministrave të tij, por ministrat e BDI-së në qeverinë e tij i konvenojnë dhe për këtë arsye mbahen si i verbëti për shkopi në liderin e vet partiak. Me siguri këtë në mënyrë më të sinqertë qartazi ia ka thënë vetë Ahmeti, kur e ka pyetur: “Të kujt janë ministrat, të tutë ose të mitë”.
Edhe kështu mundet deri në njëqindenjë dhe prapa. Por, me siguri mjafton për të kuptuar se çfarë nënkuptojmë nën qeverisje virtuale, viktima të të cilës jemi të gjithë ne. Prandaj edhe do të na ndodhë që në rrugën drejt Brukselit (në binarin e dyfishtë drejt NATO-s dhe BE-së) Maqedonia të kërcasë, ndërsa Bullgaria të festojë!