Tiranë-Prishtinë, mediokrit “ngrijnë” kulturën
07/05/2005 Aqif Mulliqi
“Problemi i tretë dhe, ndoshta, më themelori, që pengon format e zhvillimit të marrëdhënieve brenda një kornize kombëtare, është mediokriteti. Janë mediokrit si në Prishtinë, ashtu edhe në Tiranë, që nuk janë të interesuar që hapësira e bashkëpunimit midis nesh të zgjerohet. Ata i besojnë logjikës së “lagjes”, apo të thënies: “Më mirë i pari i fshatit, se sa i fundit në qytet”. Kjo është logjika e tyre dhe nuk duhet të harrojmë asnjëherë se kjo kategori mediokrish, pseudokrijuesish bëjnë përpjekje marramendëse për të frenuar gjithçka. Kjo, pasi edhe krijuesit e vërtetë nuk kanë kohë dhe energji për të balancuar gjërat, pasi kanë përparësi të tyre krijimin. Eshtë ky fenomen që më dekurajon si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë dhe kam frikë se edhe për disa vite akoma, mediokrit dhe mediokriteti do të jenë pengesë serioze për harmonizimin dhe krijimin e bashkëpunimit organik mbarëshqiptar”.
Dramaturgu dhe regjisori Aqif Mulliqi ndodhet prej disa kohësh në Tiranë, për të vënë në skenë veprën e tij: “Si e mposhata Musolinin”, një vepër metaforike që trajton shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe pozicionin e shqiptarëve në këtë “kaos”. Pas thyerjes së një “tabuje” në skenën shqiptare, duke i besuar rolin kryesor aktorit të mirënjohur Roland Trebicka, në këtë vepër dramatike, Mulliqi thyen edhe një tjetër tabu, duke vënë dorën mbi “plagën” e bashkëpunimit kulturor mbarëshqiptar. Me kurajo intelektuale, Mulliqi shprehet për “Metropol” se, “problemi, ndoshta, më themelor që pengon format e zhvillimit të marrëdhënieve brenda një kornize kombëtare, është mediokriteti. Janë mediokrit, si në Prishtinë, ashtu edhe në Tiranë, që nuk janë të interesuar që hapësira e bashkëpunimit midis nesh të zgjerohet…”.
“Si e mposhta Musolinin”, një dramë metaforë e krijuar rreth 15 vite më parë. Çfarë ju ngacmoi për të shkruar këtë vepër?
Ishte pikërisht rrënimi i ish-Jugosllavisë në situata tepër dramatike. Një konflikt i përmasave të mëdha, për të mos thënë luftë, rrethana të cilat një krijuesi domosdoshmërisht i krijojnë të gjitha lidhjet e brendshme, sepse po t’i referohem një fraze të veprës, ku thuhet se “në histori asgjë nuk është e re, por situatat përsëriten në kushte të tjera”. E parë në këtë këndvështrim, në atë kohë konstatoja se ashtu si dikur në vitin ’41, kur u shpërbë Jugosllavia, po ndodhte e njëjta gjë për herë të dytë apo të tretë dhe doja që të ndalesha te pozita e një shqiptari në një vend që po shpërbëhej. Të gjitha këto rrethana të së kaluarës, si pa dashje, më fusnin brenda një koncepti, ku dukej qartë se ne nuk ishim në një hap me kohën, madje tepër mbrapa. Kjo vonesë, ashtu si edhe te “Don Kishoti” apo “Ushtari i mirë Shvejk”, të çonte në situata jo fort të pëlqyeshme, të cilat të sjellin dhe gaz dhe lot. Nëpërmjet vizionit tim artistik, dëshiroja të krijoja një model, në të cilin duke parë situatat që po krijoheshin në ish-Jugosllavi, udhëtimi ynë dhe veprimet tona groteske të mos përsëriteshin më. Duket sikur kisha profetizuar mjaft prej situatava, të cilat ndodhën më pas, por që fatmirësisht tashmë kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë në Kosovë, një epilog shumë më fatlum se i personazhit tim, Bardh Bregut dhe bashkëkohësve të tij, të cilët ashtu si në vitin 1912 apo 1941, jo vetëm ishin një hap mbrapa në kohë, por në mjaft situata, fare jashtë kohës, që si rezultat pati një ndikim të tillë te shqiptarët, në kufijtë e një pike referimi, për rrethana dhe situata të caktuara historiko-politike. Të gjitha këto krijuan një atmosferë pozitive për veprën, që kur u botua në vitin 1994, u pëlqye shumë si nga kritika ashtu edhe komuniteti i artistëve në Kosovë, të cilët e cilësuan si një nga dramat më sfiduese në dramaturgjinë e asaj kohe. Pati shumë tentativa për ta vënë në skenë, por rrethanat që kalonte Kosova nuk e favorizuan aspak.
Pra, mund të thuhet se kemi të bëjmë me një “black-comedi”?
Sigurisht që po, pasi kjo dramë është ndërtuar pikërisht mbi parimin e të ashtuquajtuarit humor i zi, i cili në esencë është ajo pjesë e humorit, ku perceptohen mesazhe, ide dhe ku identifikohemi me personazhet, të cilët na kujtojnë situata të ngjashme me ato që krijohen në skenë, pra situata që na bëjnë me keqardhje, të qeshim me veten tonë.
A është vënë herë tjetër në skenë?
Po, para 5-6 vitesh në teatrin e Gjakovës, me regji të Agim Selimit, i cili ka mbaruar studimet në Tiranë. Selimi i ka bërë një lexim tepër interesant veprës, duke përdorur edhe formën e filmit, një film-teatër. Një gjetje, e cila përkon edhe me vizionin tim, por që, në fakt, unë i jam shmangur. Shfaqja u prit shumë mirë, ku në rolin kryesor luante një nga aktorët më të mirë të Kosovës, sipas mendimit tim, Adi Shehu. Unë kam bërë një gjetje tjetër dhe shumë sfiduese edhe si regjisor, duke përzgjedhur një aktor jashtëzakonisht potent dhe të talentuar si Roland Trebicka, i cili nga vetë fakti që vepra është brenda konceptit të humorit të zi, para publikut shqiptar do të vijë në një tjetër rol, duke rikonfirmuar të gjithë bagazhin e tij aktorial. Trebicka është një aktor i përmasave të mëdha dhe është për të ardhur keq që një aktor i parametrave të tillë i përket një zhanri jo më pak të lehtë se të tjerët, por gjithsesi i njëkahshëm, pasi aktorë të tillë ka shumë pak në teatro evropiane, por edhe më gjerë.
Ju jeni edhe dramaturgu, edhe regjisori i veprës. Sa e vështirë apo e lehtë është për një dramturg të vendosë veprën e tij në skenë?
Unë kam studiur si dramturgji, ashtu edhe regjinë më pas, për një kohë të gjatë. Një dramaturg profesionist, në ndryshim nga një dramaturg tjetër ka një avantazh, i cili qëndron në faktin se ne kemi mësuar në shkollë të distancohmei nga krijimi e deri te vënia në skenë, në rolin e regjisorit. Besoj se në këtë rast e kam realizuar me sukses këtë fakt. Veprës sime i jam qasur me një logjikë krejt të ftohtë, njëlloj sikur të ishte vepra e dikujt tjetër. Në rast se dikush e lexon veprën origjinale dhe më pas e shikon atë të venë në skenë, do të dallojë menjëherë ndryshimet e bëra. Drama është një zhanër që i përket edhe letërsisë, ndërsa teatri është një zhanër krejt tjetër. Ndërsa drama flet nëpërmjet fjalës dhe përshkrimit të situatave, teatri flet përmes veprimit dhe krijimit të situatave. Në rast se nuk do të bëja këtë diferencim, nuk do të kishte krijim të ri në skenë. Unë besoj se e kam bërë këtë dhe, në rast se dikush nuk do të dinte emrat, nuk do të mund të kuptonte se dramaturgu dhe regjisori është i njëjti person. Madje, mund të them se kam shkuar më larg akoma, ku disa pjesë të veprës i kam hequr tërësisht në funksion të asaj që thashë pak më lart, edhe pse shpesh thuhet se dramaturgët nuk ndjehen aspak mirë, kur regjisorët venë dorë mbi veprat e tyre.
Cilat janë disa nga konceptimet regjisoriale që keni zbatuar në këtë rast, ku keni “coptuar” edhe veten tuaj?
Duke patur parasysh që vepra është ndërtuar mbi retrospektivën, një prej formave më të vështira të dramaturgjisë, kam përdorur dy forma të sprovuara të dramaturgjisë. Eshtë një gërshetim i elementëve të Stanislavskit me elemetë të Grotovskit. Stanislavski vjen në disa skena, ku u kam kërkuar aktorëve të përfundojnë tërësisht procesin e identifikimit me personazhet. Ndërsa, Grotovski është ndërthurur në disa skena të tjera, ku kam kërkuar nga aktorët një lloj ekspresiviteti, një lloj tendence, që si në teknikat e të folurit, ashtu edhe të formës vizive, të thyejnë konceptet Stanislavski. E gjitha kjo më çon në një formë teatrore shumë të përdorur në teatrin bashkëkohor, ku drita dhe efektet auditive, e sidomos ndriçimi, zëvendësojnë dekorin. Kjo nuk është e mundshme te Stanislavski, por është shumë e mundshme te Grotovski. Eshtë një gjetje, të cilën e kam aplikuar edhe te vepra të tjera që kam vënë në skenë, që e bën të dallueshme punën time në skenë, një sentencë e teorisë së letërsisë, ku thuhet se stili është vetë njeriu. Një parim që e kam aplikuar në krijimtarinë time, në mënyrë që kushdo që është në kontakt me krijimtarinë time, ta kuptojë që ka të bëjë me mua, pavarësisht se i pëlqen ose jo. Struktura e kësaj drame më ka dhënë shumë mundësi si regjisor, për vetë veprimin dhe zhvillimin dramaturgjik të personazheve brenda një retrospektive, ashtu edhe kompozicioni i pazakonshëm dramaturgjik. Më ka dhënë mjaft hapësira, që në rast se shfaqja do të ketë sukses, fakt që unë e besoj plotësisht, kjo i dedikohet dy faktorëve: në radhë të parë aktorëve të mrekullueshëm dhe strukturës kompozicionale të veprës, e cila më dha mundësi të jem krijues dhe aktorët që më krijuan mundësinë që këtë kreativitet ta realizoj plotësisht në skenë. Ka edhe një moment tjetër tepër të rëndësishëm, pasi zhanri i humorit të zi të jep dy mundësi: të ecësh mbi një teh shumë të mprehtë me shumë elegancë dhe delikatesë, apo të pritesh e të bëhesh copa-copa. Shpresoj të ndodhë e para.
Vendosët që ta vinit vetë në skenë, pikërisht në Tiranë, me aktorët e Teatrit Kombëtar, ndërkohë që mund ta vinit edhe në skena të tjera…
Eshtë e vërtetë. Madje, aktualisht, është një tjetër grup aktorësh në Kosovë që po përgatiten për ta vënë në skenë, me regji të Faruk Begollit dhe aktorin e mirënjohur Enver Petrovci dhe aktorë të tjerë, të brezit të mesëm, për të cilët, natyrisht që kam shumë respekt. Madje, mendoj që përpos konceptit të Adi Shehut dhe Roland Trebickës, mund të ketë vend edhe për një koncept të Enver Petrovcit. Jo vetëm rolin kryesor, por edhe roli i togerit që interpretohet nga Agim Qirjaqi, mund të interpretohet nga aktorë të po të njëjtit kalibër, ashtu sikundër aktorët që përmenda për rolin kryesor. Bëhet fjalë për personazhe shumë komplekse, të cilët janë “provokime” për të gjithë aktorët, role që krijojnë hapësira të mëdha, por që njëkohësisht kërkojnë angazhim dhe përgjegjësi të tejskashme. Kam përshtypjen se në këto vitet e fundit Trebicka nuk ka qenë asnjëherë kaq i “shqetësur” në skenë sa për këtë rol, pasi është një rol që ka shumë kthesa dramaturgjike brenda një situate të caktuar, sa është një sfidë po aq sa edhe preokupim. Por një aktor i kalibrit të Trebickës nuk njeh pengesa dhe jam i bindur se ai e ka përfunduar tërësisht rolin e tij, madje, edhe vetë shfaqja është gati, por data 14 që është caktuar për premierën, vjen vetëm si rezultat i mungesës së skenës.
Intervistoi: Leonard Olli