E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Berisha shpalli opoziten, rrezik kombetar"

Kryetari i Bashkise se Tiranes, i vene nen sulmet e kryeministrit Berisha, i ka sjelle ketij te fundit vendimin qe Gjykata Kushtetuese mori afro nje vit me pare, duke e cilesuar si nje shkelje te ligjit themeltar te shtetit nismen e mazhorances ne Kuvend, per te hetuar veprimtarine e bashkise me te madhe ne Shqiperi. Rama, i cili cilesohet nga Berisha si "koka" e mafias ne Shqiperi, i komentoi si shpifje deklaratat e kundershtarit te tij politik. "E gjithe furia e shpifjeve te nxjerra me qellim elektoral, ato qe mbushen ekranet e gazetat perpara zgjedhjeve me lejet e ndertimit te bashkise se Tiranes eshte konsideruar nga Gjykata Kushtetuese shkelje lirish dhe te drejtash kushtetuese. Ne vend te pageses se demit qe na detyrohet per shkak te cenimit te autonomise e te ligjit, Sali Berisha ka vendosur t'i jape vetes nje baze ligjore, perseri antikushtetuese", u shpreh Rama.

Duke kembengulur se kjo nisme e kryeministrit eshte ne shkelje te plote te nje vendimi qe vete Gjykata Kushtetuese nxori, pas shembjes kriminale te nenkalimit tek "Zogut i Zi", per te cilen qeveria e Sali Berishes i detyrohet bashkise se Tiranes pagesen e demit. "Sali Berisha ka vendosur se fundmi t'i jape vetes nje baze ligjore, perseri antikushtetuese, per te shtrire ate qe ai paturpesisht e quan operacion "antimafia" ne Tirane, por qe ne fakt eshte nje operacion mafioz i pushtetit te tij, kunder sipermarresve te listuar nga Sali Berisha si mafioze, vetem e vetem sepse financojne media kritike ndaj qeverise apo thjesht nuk financojne oborrin e familjes se tij", akuzoi Rama. Sipas kryebashkiakut te Tiranes, kryeministri Berisha ka hapur lufte antiligjore me vendoret. Nisma e paralajmeruar e keshilltareve demokrate ne bashkine e Tiranes, sipas Rames eshte antikushtetuese. "I kapur mat mbi kutite e mbyllura forcerisht te 28 qershorit dhe i alarmuar nga frika e protestes popullore e cila padyshim do te pershkallezohet me tej, ne pamundesi per t'u ofruar shqiptareve paqe, zhvillim e mireqenie, Sali Berisha ka shpallur opoziten rrezik kombetar dhe ka hapur nje lufte antikushtetuese e antiligjore me bashkine e Tiranes dhe bashkite opozitare ne teresi, duke synuar te dekurajoje opoziten me shpifje barbare e sulme mafioze. Duke mos hapur kutite e votimit Sali Berisha ka zgjedhur te largohet", u shpreh kryebashkiaku Rama. Reagimi i kryebashkiakut, njeheresh dhe shefi i opozites vjen pas sulmeve te perditshme te mazhorances dhe drejtuesve te saj. Pak dite me pare perfaqesuesit e te djathtes ne bashkine e Tiranes, deklaruan se do te kerkojne doreheqjen e Rames per shkak te shkeljeve te tij te renda ne disa vendime te bashkise, lidhur kryesisht me pronat publike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›