Berisha: Fituesi s'ka rival, do kisha ikur po te humbja
Kryeministri Sali Berisha, njeheresh dhe kryetar i Partise Demokratike, ne vigjilje te rizgjedhjes ne postin e kryetarit, ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu, ne TV Klan, eshte shprehur me tone shume vleresuese per Kuvendin e djeshem. Duke e vleresuar kete Kuvend, si nje prelud te fitores se radhes te PD ne zgjedhjet e qershorit, Berisha, drejtperdrejt nga Pallati i Kongreseve ka shpjeguar dhe faktin se perse nuk ka konkurruar asnje perballe tij. Sipas tij, fitimtari nuk ka rivale. Njeheresh ai nuk ka munguar te shprehet dhe per mundesine e largimit te tij ne rast se PD nuk do te kishte kete rezultat ne zgjedhjet e 28 qershorit dhe do te kishte kaluar ne opozite, pasi sipas tij, ne politike e mban vetem sovrani. Njeheresh teksa ka shpjeguar se 70 per qind e kandidaturave per anetare te Keshillit Kombetar jane te rinj, nuk ka kaluar pa dhene shpjegime dhe per perfshirjen e Ciljeta Xhilages, kengetares se njohur, ne listen e ketyre kandidaturave dhe duke i uruar fitoren
T'ju urojme?
E pranoj edhe paradhenie urimin
Ju shoh te cliruar pas votimit?
Jo vetem nga votimi, por ne teresi eshte nje Kongres me nje domethenie te madhe.
Ishte shume i shkurter?
Po kurorat nuk zgjasin eshte e bukur madheshtore. Ky kongres u mblodh ne fazen e dyte pas nje fitoreje, prej 160.000 vota me shume se ne vitin 2005. Kuvendi ne listen e 400 personaliteteve, ka nje shans te madh per nje riperteritje te fuqishme dhe hapje te madhe te PD-se, drejt te rinjve dhe eksperteve.
Ishte edhe emri i Ciljetes?
Ne fakt e meritonte teresisht. E kuptoj interesin tuaj per kandidaturen, por Ciljeta eshte nje demokrate e flakte, qe shpresoj qe tani qe mbaruan votimet, delegatet e Kuvendit, t' kene dhene votat e merituara. Fansat e saj jane te shumte. Eshte nje Kuvend, qe ka listen me te mire, ne perzgjedhje se cdo Kuvend i PD-se, i mbledhur deri tani.
Si e shpjegoni qe nuk ka rivale te drejte per ju ne krye te PD-se? Jeni ju kaq i afte, apo nuk ka personalitete ne PD?
PD ka personalitete te afta dhe te zonja, por nuk di raste kur fitimtari te kete patur rivale. Mund te kete. Fitimtari rivale nuk mund te kete.
Thoni se eshte kongresi i fitores, por ishte kongresi i radhes zgjedhor, dhe nuk kishte as pyetje as diskutime, debate per vizione, ishte i shkurter?
Keni te drejte. Ishte i tille, sepse faza e pare ishte faza e paraqitjes dhe e shqyrtimit te programit elektoral te PD-se. Qytetaret shqiptare, votuan kete program. E verteta eshte se kjo faze, ishte faza burokratike, ne te cilen do te ndikonte rezultati i zgjedhjeve. PD ne rast se nuk do te kishte pasur kete rezultat, po do te ishte ne opozite, do te kishte mundesine e vet qe ne kete faze te rizgjidhte udheheqjen e saj. perfshire edhe kryetarin.
Do te ishe larguar?
Natyrisht. Ne politike nuk me mban asgje tjeter vec sovranit. Per sa kohe do te me votoje, do te qendroje. Duke pasur vota te tilla, me duhet te them tani, duke lene menjane modestine, se keto 19 vite, imuniteti apo fondi i votave eshte sa i tere rajonit te marre se bashku. 14 here, jam votuar bashkerisht me shume, dy here me shume se kush do tjeter. Ju kete duhet te analizoni, jo pse nuk pata une "peta lakrori". Ne vend qe te orientoheni drejt kesaj, merreni me kishit rival apo nuk kishit rival.
Per Boden dhe Topallin ne postet e nenkryetarit dhe sekretarit te pergjithshem ne PD, do te kete konkurrente apo jo?
Rivalitetet me kryetarin nuk perjashtohen, por rivaliteti me fitimtarin nuk eshte i thjeshte. Ndaj asnje njeri nuk pranon te hyje ne gare. PD ka nje tradite, nenkryetarin e partise, e ka pasur kreun e grupit parlamentar. Vendin e nenkryetarit tjeter, ia ka lene gjithnje kryetarit te parlamentit, ose po te ishte ne opozite, nenkryetarit te parlamentit. Kjo eshte nje praktike e paqortueshme, nje model qe ka funksionuar per PD-ne. Partia mund te mos kishte fare nenkryetare. Politika e re, solli eliminimin e nenkryetareve, une mendoj se duhet te kete nenkryetare. Gara nuk perjashtohet per asnje njeri.
Ne fillim te viteve 90 kur PD ishte ne pushtet, kryesia mblidhej shpesh merrte vendime te rendesishme. PD dhe organet e saj luanin nje rol te rendesishem. Kater vitet e fundit te PD-se ne pushtet, keshilli kombetar eshte mbledhur vetem nje here. Mund te presim ndryshime?
Kryesia e PD-se, eshte mbledhur ne menyre periodike, ndonese se kryesia eshte organ keshillimor i kreut te PD-se. Megjithate, ne raste te caktuara dhe te rendesishme eshte mbledhur. Por kryesia e PD-se ti beje ligjin qeverise, kjo nuk mund te ndodhe se ndryshe merr atribute te Byrose politike. Partia ne pushtet, merr te gjitha pergjegjesite e saj nepermjet mireqeverisjes dhe reformave, te garantoje vazhdimesine e mandatit. Partia con ne qeveri, forcat e kualifikuara te saj.
Me shkurtime nga "Opinion"