Rrëfimi i një ish-prostitute
Sonia Rossi ka një sekret. Dhe Berlini, ku u arratis në moshën 18-vjeçare, duke ëndërruar një diplomë në Matematikë, në universitetin "Humboldt", është vendi ideal për t‘u mbrojtur nga paragjykimet e njerëzve. Sonia siciliane është një vajzë shumë e bukur, ka një bukuri karshi së cilës nuk mund të qëndrosh indiferent. Berlini është sfida e saj, vendi i duhur për të vënë veten në provë dhe për të zbuluar deri ku është gati të shkojë për të çuar deri në fund pasionin e saj për numrat. Larg atmosferës borgjeze të familjes së saj, e thuajse pa e kuptuar as vetë fillimisht, studentja siciliane transformohet një herë si Nensi, vajza e hutuar para webcam-it, pastaj është Stela, masazhatore dhe prostitutë provokuese në bordellot e Charlottenburg dhe Wedding. Është një tjetër Berlin ky që Sonia ka zgjedhur të paraqesë para lexuesit: një qytet me një bukuri të hollë, ku jeta e dyfishtë - ekuacione diferenciale ditën dhe takime erotike me pagesë gjatë kohës së lirë -nuk e ndalon të kërkojë edhe dashurinë e vërtetë, si dhe ku matematika lidhet me seksin pa ndonjë kontradiktë të dukshme.
Një herë e një kohë quhej profesion dhe ishte vërtet i tillë. Dhe ato ishin "profesionistet". Të gjithë e kuptonin këtë. Tani situata në të cilën ndodhen është e paqëndrueshme, e pasigurt. Dhe Berlini është kryeqyteti i tyre, të paktën kështu është rrëfyer në një roman të botuar në vitin që shkoi, për të cilin që në fillim u pozicionua në krye të klasifikimeve në Gjermani, e më pas edhe në Itali. Këtë rrëfim Sonia Rossi ka zgjedhur ta titullojë "Fucking Berlin" në origjinal, ashtu siç ka zgjedhur edhe këtë emër arti për veten e saj për ta vendosur në krye të kopertinës së romanit të saj. Kjo është historia e vërtetë e sicilianes, e cila në këtë autobiografi ka zgjedhur të lidhë zgjidhjet e saj ekstreme për arsye ekonomike me teorinë e probabilitetit.
Jeta e dyfishtë e Sonias, e ndarë mes prostitucionit dhe auditorëve të shkollës, jo vetëm që kryhej pa dijeninë e prindërve të saj, të cilët jetonin në Itali, por madje edhe pa dijeninë e miqve të saj në Gjermani.
Katër vite të jetës së saj, Sonia i ka rrëfyer në vëllimin që dje u promovua në Shkodër, në një ceremoni të organizuar prej degës lokale të Forumit Intelektual Shqiptar. I shqipëruar nga gjermanishtja prej shkrimtarit shkodran Lekë Imeraj, libri vjen nën titullin "Unë, studente dhe prostitutë". I prezantuar në këtë takim si një roman me tematikë sociale që përcjell për lexuesin dramën jetësore të studentes italiane, vëllimi përshkuan dhe nxjerr në pah me detaje jetën në zinxhirët e papunësisë e në kthetrat e prostitucionit. Momente të trishta e të vështira, dhunë, por edhe dashamirësi e bashkëpunim me vajzat, koleget të cilat Sonia i takonte përgjatë natës. "Unë, studente dhe prostitutë" është një minierë historish e ngjarjesh që ndodhin netëve të Berlinit të sotëm. Sonia tashmë ka hequr dorë prej prostitucionit prej dy vjetësh, që kur është bërë nënë. I duhet akoma të marrë edhe disa provime, e pastaj do të diplomohet në degën e matematikës në Humboldt Universität. Këtë rrëfim Sonia ka zgjedhur ta shkruajë në gjuhën gjermane (në vitin 2001, kur mbërriti në Berlin nuk njihte asnjë fjalë gjermanisht). Për një gjë i ka ardhur keq, që gjithë sa i ka ndodhur nuk ka mundur ta ndajë me familjarët e saj. Zgjedhja e saj ishte e kushtëzuar prej kushteve financiare në të cilat ndodhej. As qiranë nuk mund ta paguante. "E urreja faktin që mund të ndodhesha gjithnjë pa para. Kur isha fëmijë nuk më mungonte asgjë, nuk jam mësuar të kursej", deklaroi ajo kohë më parë kur paraqiti publikisht historinë e saj. Duke e përjetuar vetë një situatë të tillë, shkrimtarja Rossi sjell emocionalisht shëmtinë e të prostituarit. Duke pasur parasysh edhe qindra studentë shqiptarë që largohen për të nisur studimet përtej kufijve, atëherë libri vjen aktual dhe me mesazhe të qarta edhe për realitetin tonë. Gjatë promovimit u theksua fakti se pikërisht te qasja me jetën e rinisë sonë e bën këtë roman interesant për brezin e ri. Megjithatë, Sonia thekson se për shumë vajza kjo mënyrë të jetuari është një çmenduri e vërtetë, por për shumë të tjera është një zgjedhje me ndërgjegje të plotë dhe komode më së shumti. Sot, protagonistja 25-vjeçare ka vendosur të ndjekë ëndrrën e fëmijërisë, të bëhet shkrimtare.