Rregullat: Jo gjykimeve, jo drogës, jo shthurjes
Kinë- Homoseksualizmi është një nga tabutë më të mëdha në Kinë, aq më tepër për ata që e pranojnë hapur këtë gjë. Por një pamje tjetër shfaqet nëse futesh në klubin më të nxehtë të Kinës në Beijing.
Me emrin “Kokëkrisja”, ky klub vallëzimi, me muzikë në maksimum, njerëz të bukur, kokteile dhe dysheme me drita ngjan si një vende hardallisjesh.
Është shumë larg klubeve të zakonshme kineze.
Ky vend është i vetmi ku homoseksualët kinezë mund të dëfrehen dhe të shprehin dëshirat e tyre.
Por në mënyrë që këta të rinj të jenë të sigurtë, ky klub ka dy rregulla bazë të cilat tregohen në çdo faqe muri, jo fotografive, jo drogës.
“Nuk jam i sigurt çfarë jam, por e di që nuk jam si gjithë të tjerët. Ndoshta Biseksual, ndoshta gay. Vij këtu për të takuar njerëz”- thotë një kinez.
Ai nuk pranon të japë emrin e tij, 23 vjeçari ka frikë nga paragjykimet. Ka filluar të frekuentojë këtë klub që kur filloi shkollën në Beijing.
Të gjithë janë gay këtu, të gjithë njësoj, klubi këtu është fantastik dhe kërcimi gjithashtu”.
Klientela në këtë klub është kryesisht meshkuj, vetëm 5% e tyre janë gra.
Sipas disa të dhënave jozyrtare, në Kinë ka rreth 30- 50 milionë homoseksualë dhe lesbike. Shumica kanë paragjykime dhe nuk e shprehin këtë dëshirë të tyre.
Shumë njerëz me prirje seksuale të tilla vijnë nga familje tradicionale të cilat e kanë të vështirë të pranojnë orientime të tilla për fëmijët e tyre.
“Prindërit shpresojnë që fëmijët e tyre të zhvillohen normalisht, dhe nuk mund ta pranojnë homoseksualizmin” – thotë 23-vjeçari.
“Prindërit nuk e presin mirë këtë lajm, kështu që e kam më të lehtë më mirë mos tua them fare” – vazhdon ai.
“Dua të punoj në ministri në të ardhmen dhe nëse unë pranoj prirjet e mia seksuale ata nuk do më pranojnë” – thotë një tjetër. Homoseksualizmi, veçanërisht midis burrave, ka një histori të gjatë në Kinë. Prirjet e para u dalluan midis intelektualëve dhe artistëve në artin vjetër dhe literaturën klasike. Një nga novelet klasike dhe ndoshta më të famshmet në Kinë është “Ëndrra e dhomës së kuqe”.
Ndryshe nga persekutimi që u bëhej homoseksualëve në Eurpën e mesjetës, në Kinë ai është shfaqur nëpër këngë, dhe dinastitë kineze.
Në vitin 2001, homoseksualiteti është hequr nga lista e sëmundjeve mendore e Shoqatës kineze të psikiatrisë.