Rregullat e reja për ekonominë pas hyrjes në fuqi të MSA-së
Një këshill i posaçëm do të monitorojë zbatimin e marrëveshjes. Ekonomia dhe tregu në vend do të zbatojnë një kuadër ligjesh shtesë
Tashmë tregu dhe ekonomia shqiptare do të monitorohen edhe nga Bashkimi Europian me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Parlamentet e të gjitha vendeve anëtare të BE-së e kanë ratifikuar marrëveshjen dhe shumë shpejt pritet të hyjë në fuqi, gjë që shton angazhimet për qeverinë shqiptare. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me OBT-në dhe marrëveshjet e Tregtisë së Lirë, ky është instrumenti i tretë legjislativ më i rëndësishëm që qeveria shqiptare do të zbatojë në lidhje me tregun e madh europian. Sipas dokumenteve zyrtare, do të ngrihet një këshill, i cili do të kontrollojë ekonominë shqiptare.
Sipas ekspertëve, në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, efektet të përkthyera kryesisht në detyrime për ekonominë shqiptare kanë lindur tashmë si në fushën e tregtisë, standardeve të produkteve, rregullave të tregut etj.
Zbatimi i MSA-së
Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Shqipëria është e detyruar të realizojë angazhimet e marra edhe në sektorin e ekonomisë. Sapo këshilli të kalojë MSA-në, do të ngrihet Këshilli i Stabilizim-Asociimit, me përfaqësues nga Tirana zyrtare dhe Brukseli, i cili do të funksionojë si organ mbikëqyrës”. Me këtë organ, tregu do të jetë jo vetëm i monitoruar, por ky këshill ka fuqinë e vendimmarrjes së drejtpërdrejtë rreth funksionimit të normave të parashtruara nga BE-ja. Në mënyrë indirekte, nga këto vendime mund të preken edhe operatorët në treg.
Bashkimi Europian ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se një nga standardet e kërkuara është funksionimi i një tregu të lirë dhe funksional, i aftë për të përballuar konkurrencën. Kushtet fillestare për ekonominë shqiptare janë për përafrimin e legjislacionit, i cili rezulton i pjesshëm.
Progres-raporti
Një çështje e tillë është analizuar edhe në progres-raportin e vitit 2008. Në të janë shqyrtuar kapacitetet e Shqipërisë për përafrimin gradual të legjislacionit të saj dhe politikat në lidhje me acquis përsa i përket tregut të brendshëm, politikat sektoriale dhe Drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, ??????????????????????në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe prioritetet e Partneritetit Europian. Ato janë të ndara në dy kategori: tregu i brendshëm dhe politikat sektoriale. Secila ka drejtimet e saj, të cilat janë monitoruar në ecurinë e reformave. Por, me hyrjen në fuqi të MSA-së, të gjitha këto konstatime kthehen në detyrime për qeverinë dhe institucionet e varësisë.
Lista e reformave
Ministria e Integrimit ka publikuar një listë të gjatë të quajtur “tabela e përputhshmërisë”, që tregon pikërisht se cilat ligje janë përshtatur me normat europiane dhe cilat jo. Ndonëse puna nuk mbaron këtu, madje përafrimi i ligjislacionit është vetëm hapi i parë drejt BE-së, edhe kjo fazë ka nxjerrë në shesh problemet e saj. Kështu, legjislacioni për sektorin e ndërtimit është përshtatur pjesërisht. Problematike për BE-në rezultojnë lejet e ndërtimit, të cilat, sipas Progres Raportit të fundit të BE-së, ranë në masën 40% në vitin 2007. Tërësisht i pjesshëm është edhe legjislacioni mbi lëvizjen e lirë të mallrave kulturore. Ekspertët e BE-së vënë në dukje mungesën e përgatitjes së Strategjisë Kombëtare mbi të Drejtat e Pronësisë Intelektuale. Ndonëse nuk është tejkaluar akoma afati përfundimtar, edhe përafrimi i legjislacionit në Financat Publike, Auditimin e Brendshëm, Auditimin e Jashtëm është pjesërisht i përshtatur. Sipas ekspertëve të BE-së, përpjekjet në fushën e kontrollit financiar po ecin me hapa të ngadaltë. Strategjia e Zhvillimit për periudhën 2009-2013 ende duhet të hartohet me qëllim fuqizimin e institucionit si edhe të ecurisë së auditit. Edhe normat për lëvizjen e lirë të kapitalit janë pjesërisht të përshtatura. Sektori i transportit vazhdon të bëjë hapa të ngadaltë për arritjen e standardeve normative të BE-së. Normat e sigurisë rrugore dhe transportit rrugor rezultojnë pjesërisht të përafruar, sipas Ministrisë së Integrimit. Mangësitë rezultojnë kryesisht në rregullat për veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve. Ekspertët e BE-së kanë kërkuar një thjeshtëzim të mëtejshëm të trafikut të transportit rrugor të mallrave si për trafikun ndërkombëtar, ashtu edhe për atë tranzit. Përsa i përket transportit hekurudhor, gjithçka është më e dobët.
TREGU I BRENDSHËM
Lëvizja e lirë e mallrave
Lëvizja e personave, shërbimeve dhe e drejta e vendosjes
Lëvizja e lirë e kapitalit
Doganat dhe tatimet
Konkurrenca
Punësimi dhe politikat sociale
Prokurimi Publik
Ligji për pronësinë Intelektuale
Arsimi dhe kërkimi
Çështjet e OBT-së
POLITIKAT SEKTORIALE
Industria dhe SME-të
Bujqësia dhe peshkimi
Mjedisi
10 Shkurt 2009