INSTAT: Te ndertosh, po behet nje aktivitet me i shtrenjte ne kosto
Eglantina Nasi
Te ndertosh ne Shqiperi, duket se nuk eshte me nje gje e lehte, te pakten si pak kohe me pare. Pasi pervec berjes gjithmone e me te veshtire te gjetjes se bleresve per apartamentet apo dyqanet e reja, nje veshtiresi tjeter qe po i shtohet ketij sektori, eshte pikerisht edhe ajo e rritjes se kostos se ndertueshmerise si te tille. Nje fakt i tille konfirmohet nga vete ekspertet e Institutit te Statistikave, ne kuadrin e publikimit te Indeksit te Kushtimit ne Ndertim per tremujorin e dyte, te ketij viti. Ku ky tregues, eshte llogaritur deri tani duke marre ne konsiderate elementet e shpenzimeve per ndertimin e nje godine banimi me 5-6 kate. “Ne tremujorin e dyte 2013, Indeksi i Kushtimit ne Ndertim arriti ka shenuar nje rritje prej +0.2% kundrejt tremujorit te meparshem. Ndersa krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2012, ai ka shenuar nje rritje me +1%, kur nje vit me pare, ky ndryshim ishte +0.9%”, saktesojne ekspertet e INSTAT-it lidhur me ecurine e ketij treguesi. Dhe per te kaluar me tej ne detaje, kane lonfirmuar se indeksi i cmimeve te grupit “Shpenzime materiale” eshte rritur me nivelin prej +0.2% kundrejt tremujorit te meparshem. Cka do te thote ne terma praktike se ne teresine e tyre, materialet e ndertimit kushtojne me shume se me pare, e kesisoj, e bejne edhe me te larte koston e aktivitetit te ndertimit si te tille. “Brenda ketij grupi, indekset e cmimeve te nengrupeve ‘Materialeve elektrike e komunikimi’ dhe ‘Materiale hidro-sanitare’ kane shenuar ulje respektivisht me nivelet prej -0.9% dhe -3%. Ndersa indeksi i cmimeve te nengrupit ‘Materiale ndertimi’ ka pesuar nje rritje prej +0.8%, krahasuar me tremujorin e meparshem”, citojne me tej ekspertet e INSTAT-it ne raportin e tyre per Indeksin e Kushtimit ne Ndertim. Per te perfunduar me tej, me permendjen e zerave te tjere te rendesishem qe e kane rritur koston e ndertimit, si per shembull, indekset respektive te grupeve “Shpenzime per pagat” dhe “Shpenzime makinerie”, te cilat u rriten perkatesisht me nivelet prej +1.9% dhe +2.2%, krahasuar me tremujorin e meparshem. Sikunder, rritje thuhet se ka patur edhe grupi “Shpenzime transporti”, perkatesisht me nivelin prej +1.3%. Teksa ulje, ne teresine e zerave te kushtueshmerise se ndertimit si i tille, per tremujorin e dyte te ketij viti, duket se ka pesuar vetem indeksi i grupit “Kosto te tjera”, respektivisht me nivelin prej -0.5%. Por qe gjithsesi, i vetem, ai nuk ka mundur te kete nje ndikim ne uljen e Indeksit te Kushtimit ne Ndertim ne totalin e tij.
PROBLEMET
Sektori i ndertimit po perballet me nje renie te kerkeses per blerje, frenim te kredive nga bankat, si edhe kufizim te lejeve te ndertimit. Sipas Shoqates se Ndertuesve, jane rreth 12 mije apartamente, kryesisht ne zonen Tirane-Durres, por edhe ne vijen bregdetare te vendit, qe vuajne realisht nga bllokimi i tregut. Gje qe perkthehet ne shtim te veshtiresise per t’u shitur e kesisoj, bllokojne sektorin.