Shkurtimet ne administrate Shehu Kursehen 18 miliarde leke

Institucionet shtetërore hyjnë në dietë. Administrata do të kursejë 18 miliardë lekë nga buxheti i shtetit. Nëpunësit civil nuk do të kenë më në dispozicion telefona dhe karburant të paguar me paratë e shtetit. Ndërkohë që administratës do t’i ndalohet në mënyrë drastike të kryejnë rikonstruksione, lyerje zyrash dhe dieta për udhëtime jashtë shtetit. Deputeti i PD-së, anëtar i komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Sherefedin Shehu thotë për “AS” mënyrën sesi institucionet publike do të kursejnë 18 miliardë lekë.
“Bëhet fjalë për shpenzime të kësaj natyre siç mund të jenë shërbimet e mirëmbajtjes, lyerjet e zyrave, telefonia, energjia elektrike dhe të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me funksionimin e zyrave. Kjo nuk do të ripërjashtojë edhe ristrukturimet në ministry apo institucione të caktuara që do të thotë se mund të ketë edhe shkurtime të strukturave dhe punonjësve në këto struktura”- thotë Shehu.
Deputeti Shehu flet gjithashtu edhe për rritjen e pagave dhe pensioneve. Sipas tij, kjo rritje është e domosdoshme, pasi në krahasim me vendet e rajonit pagat dhe pensionet janë më të ulëta në Shqipëri. Rritja e fundit e pensioneve u bë në masën 4 dhe 7 përqind.
“Rritja e pagave për Shqipërinë eshtë një domosdoshmëri sepse pagat janë në nivele të ulta krahasimisht me vendet e rajonit dhe vende të tjera të krahasueshme me Shqipërinë. Së dyti, Shqipëria po bën rregullime buxhetore, por natyrisht është një vend me rritje ekonomike dhe është e kuptueshme që përfitimet nga rritja ekonomike duhet të shpërndahen tek të gjithë kontribuesit në këtë rritje, siç janë nënpunësit e administratës ”- thotë Shehu.
Shkurtimet totale të buxhetit të vitit 2011 kapin vlerën e 118 milionë dollarëve.
Erjon Ajazi