Rregullorja e re, nuk do të justifikohen më mungesat njëorëshe nëpër gjimnaze
Gjatë vitit të kaluar në gjimnazet e kryeqytetit janë regjistruar. 150 mijë mungesa të tilla. Zbardhen 15 rregullat e reja që duhet të zbatojnë gjimnazistët gjatë vitit të ri shkollor
Jonida Tashi
Ministria e Arsimit së bashku me drejtorët e shkollave ka vendosur që vitin e ri mësimor të mbajë në tutelë nxënësit e arsimit parauniversitar, e veçanërisht gjimnazistët. Kështu, ndryshe nga metoda tradicionale e përdorur gjerësisht nga gjimnazistët për të justifikuar mungesat në shkollë, që ishte dorëzimi i raportit mjekësor, tashmë këto të fundit nuk do të pranohen më nga mësuesit, pa u paraqitur prindi në shkollë. Për rrjedhojë, kush prej gjimnazistëve do të braktisë orët e mësimit do të jetë i detyruar që të nesërmen të paraqitet në shkollë me njërin prej prindërve prej dore, për të hyrë sërish në mësim, duke justifikuar kështu deri diku mungesën e ditës së kaluar. Akoma më e rreptë do të jetë masa që do rëndojë mbi kurrizin e gjimnazistëve, që do të lenë ndonjë orë mësimi, pasi mungesat njëorëshe nuk do të justifikohen më nga mësuesit.
Mungesat
Shkak për marrjen e masave drastike për gjimnazistët është bërë përhapja masive e fenomenit të lënies së orëve të mësimit nga të rinjtë. Një vit më parë, në regjistrat e gjimnazeve në kryeqytet janë hedhur plot 150 mijë mungesa njëorëshe, të bëra nga gjimnazistët në pjesën më të madhe pa arsye. Burime nga Drejtoria Arsimore e Tiranës saktësojnë se 60 për qind e këtyre mungesave kanë qenë të pajustifikuara nga gjimnazistët. Për këtë arsye, drejtuesit e Arsimit kanë rënë dakord që vitin e ri shkollor të ndryshojnë taktikën e mungesave për nxënësit e arsimit të mesëm. Kështu, sipas rregullores së re që Ministria e Arsimit ka dërguar në të gjitha drejtoritë arsimore të vendit, për t’u përcjell më pas në drejtoritë e shkollave, nxënësi që mungon nga 20-50 për qind të orëve të mësimit në lëndë të veçanta gjatë një semestri do të merret në provim në fund të tij. Brenda një dite mësimi ndodh shpesh që nxënësit e gjimnazeve të lenë më shumë se një orë mësimi.
Fenomeni
Fenomeni i braktisjes së orëve të mësimit pritet të reduktohet disi gjatë vitit të ri shkollor, pasi sipas rregullave të reja, nxënësi që nuk frekuenton më tepër se 30 për qind të orëve mësimore do të përsërisë klasën. Të gjendur përballë kësaj situate mësuesit kërkojnë nga bluzat e bardha që të mos lëshojnë më raporte mjekësore për nxënësit. Sipas arsimtarëve, mjekët i kanë dhënë një ndihmë të madhe nxënësve për justifikimin e mungesave, pasi në mënyrë të papërgjegjshme ata i kanë pajisur gjimnazistët me raporte vetëm për tu “zhvatur” një pagesë. Përveç çështjes së mungesave, në rregulloren e re janë vendosur edhe disiplinat që duhet të respektojnë nxënësit për paraqitjen e tyre në shkollë përsa i përket veshjes dhe orarit. Gjithashtu, në të njëjtën rregullore drejtuesit e arsimit kanë përfshirë edhe rregullat që duhet të zbatojnë mësuesit gjatë ditës së tyre të punës.
Rregullat për nxënësit
Nuk do të justifikohen mungesat njëorëshe, por vetëm ato ditore, sipas rregullave nga mësuesit kujdestar
Ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve në procesin mësimor nga nxënësit
Nuk do të dalë asnjë nxënës nga mësimi për shkelje disiplinore ose me kërkesën e mësuesve të tjerë për aktivitete etj.
Për çdo prishje të mjedisit të shkollës dhe të bazës materiale mësimore, do të ketë zhdëmtim të menjëhershëm individual ose kolektiv
Ndalohet kategorikisht përdorimi i pijeve alkoolike, duhanit nga nxënësit në mjediset e shkollës
Ndalohet veshja ekstravagante dhe me tualet të theksuar për nxënësit. Uniforma është e detyrueshme
Mësimi fillon në orën 8:00 dhe përfundon në orën 13:00. Në rast se shkolla do punojë me turne, do të përdoret orar tjetër
Nxënësi duhet të paraqitet në shkollë nga ora 7.30-7-50 të mëngjesit
Porta e jashtme do të mbyllet në orën 7.55 dhe nuk lejohet të hyjë asnjë nxënës pas kësaj ore
Në rast se ndonjë klasë mbetet pa mësim nën kujdesin e dezhurnit të katit, duhet të dalë jashtë mjedisit mësimor të shkollës
Nxënësi që nuk frekuenton më tepër se 30 për qind të orëve mësimore, përsërit klasën
Nxënësi që mungon nga 20-50 për qind të orëve të mësimit në lëndë të veçanta gjatë një semestri, merret në provim në fund të tij
Në rast se nuk paraqitet konsiderohet i paklasifikuar. Kur ka munguar mbi 50 për qind nuk klasifikohet
Nxënësi, i cili bën 30 mungesa (orë mësimi) të paarsyeshme, paralajmërohet për përjashtim dhe njoftohet prindi nëpërmjet mësuesit kujdestar
Në të gjitha rastet kur ndaj nxënësit merren masa ndëshkimore, bëhen shënimet përkatëse në regjistër dhe në amzën e shkollës dhe njoftohet prindi i nxënësit
Rregullat për mësuesit
Ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularit në procesin mësimor nga mësuesit
Asnjë mësues nuk ka të drejtë të nxjerrë nga mësimi nxënësit për aktivitete shkollore ose jashtëshkollore, ose kur nxënësi kryen shkelje disiplinore
Për mësuesit, pirja e duhanit lejohet vetëm në sallën e mbledhjes, ndërkohë që ndalohet kategorikisht tymosja në klasë apo në korridor
Ndalohet veshja ekstravagante dhe me tualet të theksuar për mësuesit. Uniforma është e detyrueshme
Mësimi fillon në orën 8:00 dhe përfundon në orën 13:00. Në rast se shkolla do punojë me turne, do të përdoret orar tjetër. Mësuesi duhet të paraqitet 20 minuta përpara fillimit të mësimit
Porta e jashtme do të mbyllet në 7.55 dhe nuk lejohet të hyjë asnjë mësues pas kësaj ore, vetëm në rastet kur kemi të bëjmë me përjashtime
Gjatë mësimit do të qëndrojnë të mbyllura porta e jashtme dhe e brendshme dhe nuk lejohen të hyjnë njerëz të huaj. Takime me drejtorinë, mësues dhe sekretaren do të bëhen pas mësimit
19 Gusht 2009