Shtyhet dosja e “Ruzhdijes”, mungojnë komisionerët
27/04/2010 Seanca e radhës më 5 maj
FIER- Shtyhet sërish seanca gjyqësore e komisionerëve të Ruzhdijes. Edhe dje kanë munguar avokatët e çështjes, si dhe tre të pandehur. Pas seancës së parë ishte lënë dita e djeshme si e pritshme për të zhvilluar gjyqin, por dhe dje dy avokatët që kanë marrë përsipër çështjen, Baftjar Shehu dhe Zenun Hajdërmataj, nuk janë paraqitur për shkak të ngarkesës së djeshme dhe impenjimit në disa gjyqe të tjera. Qazim Aliaj, Pëllumb Fejzaj dhe Ervin Myftaraj ishin tre të pandehurit që munguan dhe që akuzohen nga Prokuroria e Fierit për manipulimin e listave të votimit, gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit. Seanca e ardhshme është parashikuar më 5 maj. Edhe dje gjyqtari Roland Jaupaj ka pranuar që të shtyhet data. Të akuzuarit janë Bujar Kararaj, kryetar i komisionit, Pëllumb Myrtaj zëvendëskryetar dhe anëtarët e komisionit Robert Myftaraj, Veledin Myftaraj dhe Shezai Kararaj. Komisionerët e Ruzhdies akuzohen për shpërdorim të detyrës. Më 28 qershor braktisja e detyrës nga komisionerët e majtë solli si rezultat zhvillimin e zgjedhjeve në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe me shkelje të paprecedenta procedurale.