Sa evro duhen për tu trajtuar si njeri?
Autori i Lajmit: Nga Jakup Gjoça/ Athinë
Euforia ka pushtuar thuajse të gjithë emigrantët me projektligjin e Emigracionit që së shpejti do të diskutohet në parlamentin grek. Shumëkush nga emigrantët, edhe pse pak dinë për hollësitë, kujtojnë se ky projektligj i Emigracionit i qeverisë greke (i katërti në këto 14 vjetët e fundit) do të përmbushë të gjitha shpresat, nevojat e domosdoshmëritë, hallet e dertet e emigrantëve ekonomikë në Greqi.
E keqja më e madhe , dhe kjo është gracka më e rrezikshme për të ardhmen e vetë emigrantëve është ai optimizmi bosh që ushqen shpresën e thuajse të shumicës të vetë emigrantëve që qeveria greke do të konkretizojë të gjitha kërkesat që kërkojnë këtu e 20 vjet emigrantët.
Gracka më e madhe është edhe revashinzmi i Antonis Samaras, i cili po kultivon te opinioni grek si edhe te vetë emigrantët idenë (boshe) që projetligji i Emigracionit i qeverisë të Papandreut i hap portat e shpresës të ligjësimit pa kritere, pa kushte, të gjithë atyre që duan të vijnë si emigrantë në Greqi.
Bujar Xhafa është 50 vjeç. Ka ardhur në Greqi si emigrant që në vitin 1993 dhe ka punuar në Kretë. Sot në Greqi punon e jeton së bashku me 3 fëmijët e tij, ndërsa fëmija i katërt jeton në Shqipëri. Në vitin 1998 i bëri edhe ai ( si gjithë emigrantët) dokumentet e ligjësimit të Kartës Jeshile, por çuditërisht sot në vitin 2010 është pa dokumente. Ose më saktë: Emigrant i vitit 1993 në Greqi dhe ende emigrant me dokumente të parinovuara të ligjësimit.
Bujar Xhafa është metamorfoza e Politikës të Emigracionit në Greqi e tre ligjeve të Emigracionit të qeverive greke të viteve 1998-2010!!!
Greqia është vendi i vetëm në botë e cila prodhon më shumë ligje në vit, dhe njëkohësisht i vetmi vend në botë ku ligjet nuk respektohen nga askush!
-Djali i madh është 23 vjeç- na dëfton Bujari. E kapi policia greke më 24 korrik të 2009-s dhe e mbajti në burg 2 muaj, si emigrant të paligjshëm. Vumë një avokat dhe ai e nxori nga burgu. Paguam avokatin 600 evro ( dhe avokati, kuptohet, nga këto 600 evro asnjë nuk ka deklaruar si të ardhura vjetore, edhe pse ka vulosur në dokumente shtetërore që është avokati i të arrestuarit).Djali doli. Pa gjyq fare, policia greke i vuri gjobë 3.000 evro e gjashtë muaj burg. Nga 6 muaj burg djali bëri 2 muaj dhe ne paguam avokatin me 600 evro.
Morëm dokumente nga policia greke. Që të mbarojë 6 muaj qëndrimi këtu në Greqi, e paskëtaj të paraqitet prapë në polici e do të marrë prapë 6 muaj të tjerë shtyrje afati. Djali me këto karta është i “ ligjshëm” me policinë greke....
E shikoni? Kështu trajtohen emigrantët në Greqi. Trajtohen në Greqi me “ligjet “ e brendshme të policisë greke. E cila, dmth, policia greke as që do tia dijë për ligjet e shtetit grek të Emigracionit.
Avokatët grekë, këta po.
Janë mbi ligjet e shtetit dhe gjithnjë në ujdi, në marrëveshje me “ligjet” e policisë....Në Greqi emigrantin nuk e trajton aspak ligji i shtetit, por e mbron “ merita” dhe “aftësia” profesionale e avokatit.
Avukatët grekë deklarojnë paskëtaj si të ardhura vjetore vetëm....nga 400 evro deri shumë-shumë 3.000 evro në vit......Kur vetëm një emigranti i marin tarifë e pakta 800 evro.
Bujar Xhafa na shpjegohet si është mundur që ka mbetur ende emigrant i padokumentë që nga viti 1993.
-Më 1998 i bëra dokumentet. Paskëtaj më ra një e keqe familjare. Nuk munda ti rinovoja dot më dokumentat, sepse në 2002-in në shkurt, ra autobuzi në urën e Jalakmona ku u vranë 2 fëmijët e motrës time, si edhe u plagos motra, Afërdita Senja.Ajo ishte nisur të vinte te unë në Athinë.U hidhëruam, dhe kush e kishte më mendjen te rinovimi i dokumentave.Ika në Shqipëri. Erdha sërish pas tre vjetëve.Nuk munda ti rinovoja dot më.
Kjo ishte Politika e Emigracionit të qeverive greke ndër vite. Më shumë pengonte dhe vështirësonte rinovimin e dokumentacionit të emigrantëve, se sa u krijonte mundësinë e integrimit të tyre në shoqërinë greke.
Ligjet e Emigracionit janë shndërruar thjesht në industrinë e mashtrimit dhe të përveçimeve ligjore nga avokatët grekë, të cilët si korba u vjelin edhe evrotë e fundit të emigrantëve duke tregtuar shpresën dhe domosdoshmërinë e tyre për të mbijetuar në Greqi.
Edhe projektligji i ri i qeverisë greke nuk më ndihmon dot më. Sërish do të endem emigrant i padokumentë.- thotë i pashpresë Bujari.
Nuk e kam menduar kurrë që të rikthehem në Atdhe e të punoj atje. Kam edhe 2 fëmijët e tjerë këtu në gjimnazin e Athinës. Do të endem të punoj në tregun e zi të punës si deri tani.
Bujari e shikon ndryshe nga shumica e emigrantëve projektligjin e ri të Emigracionit të qeverisë greke. As që ka ndonjë shpresë.
Ligji i Emigracionit duhet të na bëjë që të ndihemi të lirë ne emigrantët. Të jetojmë pa ankthin e policisë. Të jetë i pakushtëzuar me enzima. Kur dihet që në tregun e punës askush më nuk të jep asnjë Ensimë. Dhe ligji i emigracionit duhet të na bashkojë me familjen, e jo të kushtëzojë ekzistencën e familjes me shumën e ensimave.
Ai ka qenë edhe në Itali emigrant për 3 vjet. Ku ka ligj të Emigracionit që të të kushtëzojë ajrin që thith si emigrant me Ensima, që të të kushtëzojë që të jetosh bashkarisht me familjen duhet të kesh 200 ensima në vit-siç na kërkojnë në Greqi- ndryshe largohu i vetëm e larg familjes, larg fëmijëve.
Kush është ai grek që të ketë 200 Ensima në vit, si na kërkon neve emigrantëve qeveria greke? Neve, emigrantëve qeveria greke nuk na llogarit fare si njerëz.
Kjo është Greqia. Kaq i pamundur është shteti grek, i cili pranon që mospagimi i taksës në Greqi është mbi 12 miliardë evro, por është kaq i rreptë ligjërisht dhe i padrejtë kur kushtëzon dokumentacionin e ligjësimit të emigrantëve në Greqi me 200 ensima vjetore dhe bashkëjetesën e emigrantëve me fëmijët dhe gruan e tij me shumën e të ardhurave vjetore mbi 12.000 evro në vit.
Dhe projektligji i Emigracionit i qeverisë të Papandreut asgjë nuk do të ndryshojë nga këto atavizma dallimi, veçimi shoqëror të ligjeve të mëparshme të Politikës të Emigracionit.
Dhënia e kufizuar e shtetësisë disa mijërave emigrantë a do të jetë ballanca e integrimit shoqëror të emigrantëve në shoqërinë greke?
Përgjigja e pashpresë e emigrantit shqiptar të viteve 1993, Bujar Xhafa: “...ne emigrantëve qeveria greke nuk na llogarit fare si njerëz...”, ndoshta nuk të jetë një realitet i afërt që do të na prekë, do të jetë ndoshta kriza më e thellë shoqërore e shpresave të emigrantëve.
Dhe ankthi i të gjithë emigrantëve është një, i përbashkët: Do të ndihemi ndonjëherë njerëz të lirë të shoqërisë greke, apo do të jemi përherë të damkosur si ...emigrantë të përjetshëm.
(jakupgjoca@hotmail.com)
Ky lajm është publikuar: 23/02/2010