Rreh elektricistin, procedohet penalisht 54-vjeçari
I është ndërprerë energjia elektrike dhe në shenjë hakmarrjeje ka rrahur elektricistin e fshatit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës
22:30 në fshatin Dorëz të Rrethit të Librazhdit, rreth 10 km larg qytetit. Burime zyrtare nga Komisariati i policisë së Librazhdit, bëjnë të ditur se ka nisur procedimi penal ndaj 54-vjeçarit Fadil Brahja, banues në fshatin Dorëz. I njëjti burim saktëson se çështja penale në ngarkim të Brahjas ka nisur pasi ka kërcënuar dhe goditur 50-vjeçarin Petrit Bahiti, banues në qytetin e Librazhdit me profesion elektricist. Ky i fundit ka shpjeguar në polici se Brahja ka qenë në listën e debitorëve ndaj OSSH-së dhe pasi i ka prerë dritat, është hakmarrë, ndërsa vetë Brahja ka mohuar goditjen dhe ka shpjeguar se elektricisti ishte në gjendje të dehur. Gjithsesi, ndaj 56-vjeçarit Brahja rëndon akuza "kanosje për shkak të detyrës", ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit të Elbasanit për veprime të mëtejshme.