E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreh gruan hidhet nga kati i shtate

Orikum

Rreh gruan, më pas vetëhidhet nga kati i shtatë i pallatit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Orikum. Edison Haxhiraj, 34 vjeç, baba i dy fëmijëve, ka debatuar ashpër me bashkëshorten e tij Eglantinën. Ai e ka rrahur deri sa e ka lënë atë pa ndjenja. Në momentin që ka tentuar ta përmendë 24-vjeçarja s’ka reaguar dhe duke menduar se e kishte vrarë, 34-vjeçari nuk e ka përballuar stresin psikologjik dhe është hedhur nga ballkoni. Pasi kanë dëgjuar të bërtiturat dhe sherrin, kanë qenë komshinjtë që kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje. Uniformat blu e kanë gjendur 34-vjeçarin të pajetë poshtë dritares së banesës. Ndërkohë bashkëshortja e tij është dërguar në spital në gjendje të rëndë, por mjekët kanë pohuar se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën. Trupi i pajetë është dërguar për në morgun e spitalit, ndërkohë që policia e ka klasifikuar ngjarjen si vetëvrasje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›