E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreh vajzën para fakultetit, pranga babait

DHUNA/ Një 47-vjeçar është vënë në pranga pas dhunës së ushtruar ndaj së bijës, studente 20-vjeçare

ELBASAN- Babai godet me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit vajzën e tij 20-vjeçare, studente e vitit të parë në Fakultetin e Edukimit. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin D.Mazhi, 47 vjeç, lindur dhe banues në lagjen "Vullnetari" të qytetit të Elbasanit. Ai akuzohet se ka goditur vajzën e tij me inicialet M.M. Kjo e fundit është dërguar në spital dhe pasi ka marrë qetësues në urgjencën e kirurgjisë është larguar në Qendrën e Mbrojtjes së Grave, ku edhe strehohej pasi ishte larguar nga shtëpia. Dyshohet se babai i saj ka qenë në gjendje të turbulluar si pasojë e alkoolit, por gjithsesi kjo ende nuk deklarohet zyrtarisht nga policia. Sherri mes babait dhe vajzës ka ardhur si pasojë e grindjeve të vazhdueshme mbi marrëdhënien më të fundit të vajzës dhe familjen e djalit me të cilin ajo ishte lidhur. Mësohet se jeta dashurore e vajzës ka qenë objekt i vazhdueshëm grindjesh deri në veprimet më të fundit të babait. Vajza është marrë në mbrojtje nga qendra, ndërkohë që babai do të përgjigjet për plagosje të lehtë të së bijës.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›