"Rrëmben" vajzën, i plagos të atin
Një adoleshente nga fshati Lekbibaj ka rrezikuar jetën e të atit ndërsa ky përpiqej ta pengonte për t‘u larguar me të dashurin. Ngjarja ndodhi në orën 07:00 të mëngjesit të së martës, kur vajza me inicialet I.D. 15 vjeçe, së bashku me të riun L.Pepkola, 21 vjeç, për të cilin mendohet të jetë i dashuri i saj, kanë tentuar të largohen me një autoveturë nga shtëpia, pa njoftuar për aventurën e tyre prindërit. Babai i vajzës, 51-vjeçari Y.Deda, ka pikasur situatën dhe në përpjekje për t‘i penguar që ata të largohen, ka bllokuar rrugën, duke rrezikuar seriozisht jetën.
Makina me dy të rinjtë, e drejtuar nga 21-vjeçari, ka shtypur 51- vjetarin, duke i thyer njërën këmbë. Disa të afërm të burrit, dëshmitarë të ngjarjes, njoftuan Komisariatin e Tropojës dhe ndërkohë çuan për në spital burrin e plagosur. Menjëherë pas incidentit, djaloshi që do të arratisej me të dashurën e mitur ka braktisur mjetin që drejtonte dhe është larguar për në drejtim të paditur, ndërsa vajza është kthyer në shtëpinë e saj.
Burime të policisë lokale tregojnë se babai i vajzës ndodhet në spitalin e Bajram Currit në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Policia lokale bën të ditur se ndërkohë është bllokuar mjeti i përdorur nga të rinjtë në arrati, një "Mitsubishi" me targa Tirane, ndërsa është vënë në kërkim të 21-vjeçarit, i cili shkaktoi ngjarjen.
Babai i vajzës nuk ka dashur ta komentojë gjatë këtë ngjarje, por ka pranuar se është përpjekur të frenojë largimin e së bijës. "Ajo është ende fëmijë dhe nuk duhet të ndërmarrë një veprim të tillë. M‘u errën sytë kur mora vesh se vajza po ikte dhe dola para makinës që t‘i ndaloja", ka thënë burri duke folur për ngjarjen.
Në një njoftim zyrtar, Policia e Qarkut të Kukësit deklaroi se fakti që vajza është ende e mitur, përbën një problem për trajtimin e këtij rasti. Më tej blutë saktësuan se, ndonëse rastet e largimit të vajzave nga shtëpia pa miratimin e prindërve për t‘u martuar, nuk kanë munguar, në rastin në fjalë martesa nuk do të ishte ligjore, për faktin se I.D. është ende e mitur.
Mësohet se policia po punon për kapjen e 21-vjeçarit, i cili kërkohet për t‘u hetuar për akuzën e mashtrimit të të miturve, por edhe për lëndimin e 51-vjeçarit. Ndërkaq mësohet se 21-vjeçari Pepkola, prej disa vitesh jeton në Tiranë, ndërsa adoleshentja kishte mbaruar vitin e parë të shkollës së mesme. "Do të vazhdoja shkollën në Tiranë", mësohet të ketë thënë vajza, pasi është kthyer në shtëpi. Asaj i duhet të përballet me trysninë familjare dhe opinionin e banorëve të zonës.
Tema të tilla në fshatrat e zonës së Kukësit trajtohen si tabu dhe rastet e largimit të adoleshentëve nga shtëpia kanë qenë shumë të rralla. Një njohës i traditës së vjetër në Kukës tregon se të gjitha rastet e martesave të vajzave "me dashuri", pra "pa lejen e prindit" janë dënuar nga familja. Në çdo fshat mund të gjenden dy-tri raste të martesave të tilla, ku prindërit i kanë përjashtuar përgjithmonë nga gjiri i familjes.
Në zonat e thella, aventurat e adoleshentëve nuk janë gjykuar asnjëherë me tolerancë, madje çdo vajzë që ka guxuar të shprehë dashurinë e saj është dënuar jo vetëm nga familja, por është veçuar edhe nga rrethi shoqëror.