E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga për kokainë çiftit të shqiptarëve

Kapet me drogë një çift shqiptarësh në Itali. Mediat italiane konfirmuan se karabinierët kanë arrestuar dje dy shtetas shqiptarë, një burrë dhe një grua, pasi u kapën me një sasi kokaine, të fshehur në makinën e tyre. Mësohet se në pranga përfunduan shtetasit me iniciale S.A., 32 vjeç, dhe C.E. 25 vjeçe. Sipas burimeve mësohet se shqiptarët kanë qenë duke udhëtuar me një makinë të tipit "Ford Focus" kur janë ndaluar nga policia. Nga kontrolli i imtësishëm, në automjetin e tyre është zbuluar se, brenda serbatorit ishin fshehur rreth 3 kilogramë kokainë. Burimet shtojnë se gjatë kontrollit të makinës, agjentët e antikrimit kanë gjetur dhe sekuestruar edhe 2200 euro, që dyshohet të jenë fryt i pazareve të drogës. Mësohet se çështja u ka kaluar agjentëve të antidrogës, për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik kokaine, që dyshohet ta ketë pikënisjen nga Spanja, duke qenë se edhe makina me të cilën po udhëtonte çifti kishte targa spanjolle.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›