Rrënimi i “dinastive”!
TIRANE - Bota e pamatë futbollistike vazhdon të jetë ende e përqendruar tek shfaqja e madhe e fi nales së Wemblit në Londër, ku Barcelona e papërballueshme, këtë herë ndaj Mançester Junajtid, tregoi përsëri largësinë kozmike ndaj të tjerëve, por pavarësisht kësaj, ne shqiptarët kemi këtë botën tonë të vogël këtu, plot halle dhe shqetësime, që nuk na lë fort të qetë për të shijuar sa dhe si duhet mrekullitë e të tjerëve. E tillë është jeta, e mbushur plot probleme, ku dikujt i ka rënë në hise që të vuajë më shumë. Në këtë anë të së keqes bëjmë pjesë edhe ne, bashkë me futbollin tonë, sado që dikush përpiqet ta sheqerosë, përkundër realitetit tepër të shëmtuar që na rrethon.
Si një mall pa zot, ku gjithkush bën si të dojë, pa ju bindur kurrfarë ligji dhe morali, futbolli ynë, si shumë gjera të tjera në këtë vend, po rrokulliset gjithëmonë e më poshtë, duke mos gjetur në këto “vite tranzicioni” mjaft të gjatë(!?) asnjë ngushëllim. Sezoni i sapo mbyllur, ku u luajtën edhe dy ndeshjet e mbijetesës për kategorinë superiore, ishte një tjetër tregues i rrënimit të asaj çfarë jemi duke parë në fakt prej kohësh. Larg cilësisë dhe qytetërimit, ashtu si gati e gjithë ecuria e sezonit, ato ndeshje na rifreskuan edhe njëherë aktet e dhunës, karakteristikë e futbollit tonë, shoqëruar me hedhje stolash e objektesh të tjera në fushën e lojës. Ndërprerja e njërës ndeshje për minuta të tëra dhe këmbëngulja e ca njerëzve, për të tërhequr nga loja skuadrën e tyre, i dha mjedisit ku zhvillohej ngjarja, një pamje aspak të këndshme, por të vërtetë, që e kemi ndeshur edhe në raste të tjera në futbollin tonë. Ndërkohë, prania tek ndeshja tjetër e disa teneqeve të ndryshkura që gjyqtari i katërt i përdorte si sinjale për zëvendësim lojtarësh apo shtesë loje dhe që ngjanin si tip medaljesh të neveritshme tek ngriheshin në ajër paturpësisht, fare mirë mund t’ju dhuroheshin organizatorëve të këtij kampionati, në vazhdën e kësaj maskarade që ata shfaqën gjatë gjithë këtij sezoni për spektatorët.
Por, e keqja është se rrënimi vazhdon. Menjëherë pas rënies së perdes, shfaqja nisi të tregojë plagë të tjera të marra nga personazhet gjatë lojës së pandershme. Presidenca dinamovite njoftoi dorëheqjen nga drejtimi dhe të gjitha përkujdesjet ndaj skuadrës, që në të gjithë këto vite mori shumë trofe që ja zbukuruan edhe më shumë lavdinë trashëguese asaj. Kjo ngjarje duket mjaft tronditëse, sepse ngjan si diçka ogur-zezë për fatet e mëtejshme të një dinastie tjetër të futbollit shqiptar, ashtu siç ka ndodhur edhe me Partizanin. Sidoqoftë, nuk ishte, siç thuhet, një rrufe në qiell të pastër, por “kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar”, siç titullon Gabriel Garcia Markez një nga romanet e tij të famshëm, për vete faktin se kambanat e alarmit kishin renë me kohë për këtë që ndodhi...
E lënë në mëshirën e fatit, pa shtëpinë ku pat ndërtuar një dinasti edhe për futbollin kombëtar, ashtu si Partizani, skuadra 18 herë kampione e vendit Dinamo, nuk ka më se ku t’i rritë fëmijët e saj!? Gjendja duket mjaft dëshpëruese kur sheh se një tjetër superfuqi e futbollit shqiptar shembet kështu, sa hap e mbyll sytë, duke lënë të shtangur dhe pesimistë mijëra e mijëra tifozë që tek Partizani dhe Dinamo kanë parë të vetmin shkëlqim që mund të ketë pasur ndonjëherë ky vend edhe në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë, organizatorët, ata që siç thashë më sipër, për gjithë këto prapësi, meritojnë si medalje ato teneqetë e ndryshkura të ngritura në ajër prej gjyqtarëve si sinjale për ndërrim lojtarësh apo shtesë loje, nuk duan ta dinë aspak për atë që po ngjet në këtë fundosje gjithnjë e më të thellë të asaj trashëgimie që ruan ende futbolli shqiptar! Prandaj, mendoj se për ta do të flitet gjithnjë me përçmim e përbuzje, sepse pikërisht në kohën që ata kishin pushtetin, u rrënuan edhe dinastitë më të lavdishme të futbollit shqiptar; ishte koha e tyre kur u zhduk Partizani e po nis të zhduket tani edhe Dinamo! Do të kujtohen gjithashtu për të keq këta njerëz, se për interesat e tyre klanore dhe klienteliste, bënë të gjitha përpjekjet për zhdukjen nga faqja e dheut të të vetmit stadium, atij me emrin “Qemal Stafa”, që në Shqipëri ka qenë gjithnjë më i miri, duke fshirë me këtë rast nga kujtesa trashëgiminë e vlerave futbollistike të këtij kombi që si një arkiv përmblidhet pikërisht në këtë tempull sportiv... E për çfarë tjetër do të kujtohen këta njerëz; a nuk mjaftojnë gjithë këto rrënime, gjithë kjo fshirje e historisë, sikur mbi te të kishte rënë mortaja?! Apo do të kujtohen për këtë kampionat që sapo u mbyll, që ashtu si ato paraardhës nuk kishte më jo vetëm cilësi, por as edhe një vlere morale?!...
(GSH/BalkanWeb)