E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përse stabiliteti autoritar është një mit?

01-06-2011 / Nga Michael McFaul&Kathryn Stoner-Weiss (Foreign A

Misioni në Moskë

Shpjegimi konvencional për popullaritetin e Vladimir Putinit është i arrirë. Në vitet 1990, gjatë mandatit të presidentit Boris Yeltsin, shteti nuk u qeveris, ekonomia u tkurr dhe populli vuante si pasojë e këtyre shkaqeve.
Që nga viti 2000, gjatë mandatit të Putinit, gjërat ndryshuan, ekonomia lulëzoi dhe niveli mesatar jetonte më mirë sesa më parë.
Duke qenë se liria politike u pakësua, rritja ekonomike u rrit. Putini rriti të ardhurat, por këto ishin sakrifica të nevojshme në altarin e stabilitetit dhe zhvillimit.
Dukej se gjërat u thjeshtëzuan shumë dhe shumica e rusëve paguanin për këtë.
Miratimi nga ana e Putinit për luhatjen e normës deri në 80% bëri që rreth 1/3 e rusëve dëshironin ta shihnin atë si presidentin e jetës së tyre.
Putini, duke marrë guxim nga një adhurim i tillë, sinjalizoi se do të ishte aktiv dhe i përfshirë në qeverisjen e Rusisë, edhe nëse nuk do të ishte më president (që vitin që shkoi), mbase si kryeministër për një president të dobët apo edhe si president pas disa vitesh.
Autoritarët, ndërkaq, janë shprehur se popullariteti i Putinit dhe arritjet në Rusi janë dëshmi që autokracia ka të ardhme – e cila është në kundërshtim me pretendimet e fundit të historisë për triumfin liberal demokratik të paevitueshëm. Putini, ashtu siç bëri edhe Deng Xiaoping, ka imituar një model autoritarizmi të suksesshëm, që mund të imitohet në mbarë botën me po kaq sukses.
Ky pohim konvencional është i gabuar, i bazuar tërësisht mbi një korrelacion të paligjshëm midis autokracisë dhe zhvillimit.
Dalja në dritë e demokracisë ruse në vitet ’90 u përputh me rënien ekonomike.
Rishfaqja e autokracisë ruse nën sundimin e Putinit u përputh me rritjen ekonomike, por nuk ishte ai faktori që i shkaktoi (çmimet e larta të naftës dhe rigjenerimin nga tranzicioni prej komunizmit).
Pati pak prova që propozonin përmbysjen e autokracisë së Putinit , që në vitet e fundit kishte çuar në një qeverisje më efektive sesa demokracia e rrëmbyer e viteve 1990.
Në të vërtetë, disfata është shumë afër me të vërtetën: në nivelin që centralizimi i pushtetit të Putinit ka patur një ndikim në qeverisjen dhe në rritjen ekonomike, efektet kanë qenë negative.
Cilido qoftë përfitimi i Rusisë nën sundimin e Putinit,  përfitimet mund të kishin qenë më të mëdha nëse demokracia do të mbijetonte.

Përktheu Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›