E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrënjët e frikës në Lindjen e Mesme

Në kundërshtim me besimin në popull, Izraeli nuk i frikësohet sulmit nuklear nga Irani apo Hezbollahut, por më shumë i druhet monopolit të vet nuklear në rajon dhe imazhit të pathyeshmërisë që rrjedh prej saj

Marrëdhënia e veçantë midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se po vjen drejt kristalizimit. Izraeli ka shtuar pezmin nga përpjekjet e administratës së Obamës që përdor diplomacinë për programin e pasurimit me uranium të Iranit. Izraeli e di më mirë se kushdo tjetër se marifeti për zhvillimin e armëve nukleare si një pushtet i vogël, është që të nxjerrë në pah procesin e diplomacisë dhe këqyrjes për të prodhuar sasi të konsiderueshme substancash të ndashme.
Izraeli duhet të dijë se: më 1960, inspektorët e mashtruar enkas dhe në mënyrë të përsëritur i vonuan inspektimet në vendndodhje, duke u kujdesur kësisoj për kohën që duhej për të ndërtuar reaktorin Dimona dhe të riprodhonin plutonium për prodhimin e bombave. Koreja e Veriut ka ndjekur pak a shumë të njëjtën rrugë, me rezultate të ngjashme. Tashmë, Izraeli dyshon se Irani po vepron në të njëjtën mënyrë, veçse në vend të plutoniumit, po pasurohet me uranium.
Shumica besojnë se shqetësimi i Izraelit për programin nuklear të Iranit frenohet nga frika se ky i fundit do të ishte më mirë të përdorte një armë nukleare kundër Izraelit ose të japë prokurën e drejtpërdrejtë, ka të ngjarë Hezbollahut. Veprimet ushtarake të Teheranit kundrejt Jerusalemit, parandiejnë diçka të kuptueshme. Një skenar i tillë është pothuaj i pamundshëm.
Antipatia e thellë e Teheranit për shtetin hebre do të thotë se zor se ka mundësi ta sulmojë Izraelin me një armë nukleare, sepse arsenali atomik i tij është shumë më i madh sesa mundësia e Iranit në të ardhmen e parashikueshme. Për më tepër, Izraeli zotëron nëndetëse me shumë kapacitete luftarake që mund ta shkretojnë krejt Iranin.
As Irani vetë nuk mund ta furnizojë Hezbollahun me armë atomike. Ajo që është më e rëndësishmja është se, në qoftë se Hezbollahu do të kërkonte dhe do të përdorte armë nukleare kundër Izraelit, atëherë nuk do të kishte dyshime për origjinën e armëve dhe Irani do ta shpagonte këtë me shkatërrimin e tij.
Një sulm ndaj Izraelit, me fjalë të tjera, do të thotë fund për Iranin.
Analistët besojnë se shqetësimi i Izraelit për programin nuklear frenohet nga frika se Irani nuk mund as të përdorë armët nukleare kundër Izraelit, as të përdorë bombat në mënyrë të autorizuar. Edhe pse mjaft analistë pyesin për arsyetimin e regjimit iranian, është në fakt maturia e hapur ndaj këtyre politikave të jashtme.
Irani ka dy qëllime afatgjata, të arrijë hegjemoninë rajonale dhe të shpërndajë fondamentalizmin islamik; asnjë prej tyre nuk mund të arrihet nëse Irani nis shkëmbimin nuklear me Izraelin. Ndikimi i Teheranit në Irak dhe frika se ajo frymëzohet nga Gjiri Persik tashmë përparojnë drejt qëllimit të parë.
Iranit i duhet veçse të zotërojë armët nukleare, jo t’i përdorë ato me qëllim që të rrisë prestigjin ndërkombëtar dhe të detyrojë kundërshtarin ta marrë më seriozisht çështjen.
Në të njëjtën mënyrë, pushteti sigurues i një kapaciteti të papërdorshëm nuklear do të lejonte regjimin të shpërndante ideologjinë e vet pa shqetësimin e vazhdueshëm të ndryshimit të regjimit të imponuar nga jashtë.
Duke qenë se ka dyshime që Irani do të përdorë armët nukleare kundër Izraelit apo do të nënshtrojë kontroll ndaj armës së fundit, Hezbollahut – një argument i dhënë kohët e fundit nga gjenerali tashmë në pension Shlomo Gazit në Ma’arachot – i cili pranon se rrënjët e ankthit Izrael-Iran shtrihen kudo.
Izraeli i frikohet ambicieve nukleare të Iranit që mund të përcaktojë superioritetin e  pushtetit dhe aftësinë e qëndrueshme për të shkaktuar viktima te kundërshtari – guri i themelit të strategjisë së mbrojtjes së Izraelit.
Edhe pse disa idealistë ëndërrojnë për bashkërendimin në Lindjen e Mesme duke u bazuar në një miratim të sinqertë dhe të dyanshëm i të gjitha të drejtave legjitime, mjaft izraelitë besojnë se çelësi i paqes në Lindjen e Mesme është bindja e kundërshtarëve të Izraelit se ky i fundit nuk mund të nxirret nga loja me forcë. Forca është detyra e fundit që mund të ndjekin kundërshtarët realë.
Thelbësore për bindjen është se dëshpërimi lidhur me aftësinë e Izraelit për vazhdimësi i dënon armiqtë e tij në fushëbetejë dhe i bën të vuajnë humbësit.
Programi nuklear i Iranit kërcënon aftësinë e Izraelit për të vepruar në dy rrugë.
Së pari, kapaciteti nuklear i Iranit do të mund ta detyronte Izraelin të mposhtej, për shkak të frikës se armët nukleare të Iranit mund të sillnin një siguri të nënkuptuar duke i dhënë garanci forcave Zoiniste, atë lloj garancie që mund të parandalonte Izraelin nga humbjet masive që ka pasur në të kaluarën.
Përmbajtja e Izraelit gjatë një lufte mund të ndodhë në forma nga më të ndryshmet, por nuk ka mundësi që disfata e pazbatuar e vitit 1967 në luftën 6 ditore ose kur kërcënimi i drejtpërdrejtë çoroditi kapitalet arabe në fund të vitit 1973 kur u zhvillua lufta Yom Kippur, nuk do të përsëriteshin nëse garancia nukleare do të ishte e gatshme prej një kundërshtari real siç është Irani, më saktë nga një superfuqi e largët siç ishte Bashkimi Sovjetik, interesi i të cilëve shtrihet në përuljen e rivalëve dhe jo në shkatërrimin e Izraelit.
Kërcënimi i madh që vjen nga programi nuklear i Iranit është potenciali i tij për të shtuar fuqinë e Lindjes së Mesme, duke nisur me Egjiptin dhe Arabinë Saudite. Për të dyja këto shtete, mendimi se hebrenjtë dhe persianët mund të kishin monopol armësh nukleare në një rajon  të dominuar nga arabët, është e turpshme.
Për Arabinë Saudite, loja duhet luajtur sa më mirë me pasuesin e tij fizik, Iranin dhe thelbësore është strategjia e frenimit të ndonjë kërcënimi të Iranit ndaj Arabisë Saudite për ndihmat me prodhimin e naftës.
Përpunimi i armëve nukleare nga Egjipti ose Arabia Saudite do të sillte një rrezik të rëndë për shtetin hebre, përveç faktit që Egjipti ka nënshkruar një traktat paqeje me Izraelin.
Kjo, sepse liderët duhej të bashkërendonin me njëri-tjetrin për ekzistencën e Izraelit – duke përfshirë edhe ata të Egjiptit, Jordanisë dhe disa segmente të lëvizjes

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›