Bulqizë, të jetosh në tunel, historia e dy vëllerëve të moshuar
BULQIZE- Kanë mbetur pa familje, pa shtëpi dhe pa asnjë mundësi ekonomike për të bërë një jetë normale. Një shkëndijë elektrike 4 vite më parë dogji krejtësisht shtëpinë e dy vëllezërve Haxhi dhe Petrit Dama ne fshatin Zall Sopot i Bulqizës . Që prej asaj kohe ata mbetën të pastrehë dhe e vemtja zgjidhje ishte ky tunel prane fshatit, ku jetojnë mes varfërisë, mungesës së higjenës, lagështirës në të njëtin vend me bagëtinë. Sot 2 vëllerëzit, njëri 58 vjec dhe tjetri 60 vjec janë familja e njëri-tjetrit.
Me shpresën se dikush do të ofrojë ndihmë, këta vëllezër fatkeqë, të sëmurë përballojnë jetesën vetëm me 4800 lekësh të reja.
“Në dhe, si në varr përsëgjalli” rrëfen njëri nga vëllezërit ndërsa i bëjnë apel presidentit Topi dhe kryeministrit Berisha t’i ndihmojnë.
Fatkeqësia e tyre nis që prej vitit 1952, kur i ati u pushkua për arsye politike të asaj kohe, më pas vdekja e nënës, dy motrave dhe një vëllai. Asnjë prej tyre sikurse dy vëllezërit nuk u martua për shkak të kalvarit të gjatë të vuajtjeve, duke mos lënë pas asnjë trashëgimtar. Kështu Haxhi dhe Petrtit Dami kalojnë cdo ditë të jetës vetëm, pa asnjë të afërm, në këtë tunel që kur u ndërtua su mendua kurrë se do të sherbente si strehë varfërie.
(NEWS24/BalkanWeb)