E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshen, banorët gjejnë dy predha aktive, vijnë ekspertët për ekzaminim



Rrëshen, banorët gjejnë dy predha aktive, vijnë ekspertët për ekzaminim

Rrëshen - Banorët e fshatit Ndërfushas në Rrëshen, kanë gjetur dje dy predha të artilerisë së rëndë, ndërsa po punonin për hapjen e një ujësjellësi familjar. Predhat janë në gjendje aktive me gjatësi rreth 1 m dhe diametër 15 cm. Banorët kanë njoftuar menjëherë policinë, ndërsa kjo e fundit ka rrethuar zonën në pritje të specialistëve që do të vlerësojnë nëse ka municione të tjera në zonën përreth, si dhe rrezikshmërinë që mund të paraqesin për banesat aty afër. Banorët kishin nisur privatisht të gërmonin një kanal për të vendosur tubacione që do të sillnin ujin e pijshëm në familjet e tyre, dhe gjatë këtyre punimeve kanë hasur me predhat. Ndërkohë, zona ku u gjetën predhat është rreth 500 m larg zonës ushtarake, që mendohet se është dhe burimi i shpërndarjes së municioneve të tilla.

Bënte kambizëm në mënyrë të paligjshme, ndalohet nga forcat e policisë

Pogradec – Ushtronte në mënyrë të paligjshme aktivitetin e këmbimit valutor dhe për këtë është ndaluar nga forcat e policisë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit dhe sipas të dhënave për gazetën “Albania”, i ndaluari është identifikuar si Enver Shkira, 54 vjeç, banues në fshatin Buqezë të këtij qyteti. Në momentin e kapjes nga forcat e policisë, ai ishte duke kryer shkëmbimin valutor me një banues të fshatit Vërdovë të Pogradecit. Policia ka bërë dokumentimin përkatës ligjor mbi kapjen në kushtet e flagrancës për veprën penale të parashikuar nga neni 90 i ligjit “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë”.
Bëhet e ditur ndërkaq se për shkak të moshës dhe të problemeve shëndetësore që ai ka, ky shtetas do të ndiqet në gjendje të lirë.

23 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›