E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshen, vetëvritet aksidentalisht 21 vjecari

RRëSHEN- Një 21-vjecar ka humbur jetën pas vetëplagosjes aksidentale. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kodër-Rrëshen. Sipas dëshmive nga të afërm të tij, i riu Rudolf Kola u vetëplagos teksa po pastronte një armë zjarri tip pistoletë të cilën e dispononte pa leje në banesë.

Shkrepja aksidentale e armës i ka shkaktuar atij plagosje të rëndë ndërsa të afërmit e dërguan menjëherë në spitalin rajonal. Përkeqësimi i gjëndjes shëndetësore të 21-vjecarit ka bërë që ai të dërgohej me helikopter drejt spitalit ushtarak të kryeqytetit.

Mësohet se në momentin kur ai ka zbritur nga helikopteri nuk ka mundur ti rezistojë plagëve dhe ka humbur jetën. Ndërkaq vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›