E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asfaltimi i sheshit, Poni: Mbështesim vendimin e qeverisë

TIRANë - Këshilltarët e PD-së në Bashkinë e Tiranës kanë reaguar për nisjen e punimeve në sheshin Skënderbej. Ferdinand Poni tha në emër të tyre se mbështet iniciativën e qeverisë. Poni fajësoi Ramën si shkaktar të gjendjes së mjeruar, sic u shpreh ai të sheshit në qendër të Tiranës.
Nëpërmjet një deklarate, Poni shpreh mbështetjen e këshilltarëve të PD-së të Bashkisë së Tiranës për iniciativën e qeverisë për të restauruar Sheshin “ Skënderbej”.
“Grupi i këshilltarëve të PD-së mbështet fuqimisht iniciativën e Qeverisë Shqiptare dhe Kryeministrit Berisha për ndihmën dhe kontributin për t’i dhënë fund gjendjes katastrofike në sheshin qendror të kryeqytetit”, thuhet në deklaratë.
Kreu i këshilltarëve demokratë të Bashkisë së Tiranës ka bërë me dije se "në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak do të solidarizohemi formalisht dhe juridikisht me këtë iniciativë të qeverisë shqiptare, për të kthyer në identitet Sheshin “Skënderbej”.
Kryeministri Sali Berisha kërkoi të mërkurën gjatë mbledhjes së qeverisë asfaltimin e shpejtë të sheshit "Skënderbej" në Tiranë, derisa të përzgjidhet projekti për ndërtimin e tij.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›