E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Kemi nisur përgatitjet për të fituar zgjedhjet lokale



Transformimi i pushtetit lokal, duke ndryshuar raportin e qytetarëve me qeverisjen vendore është sfida e LSI-së për zgjedhjet lokale 2011. Sekretari i përgjithshëm në LSI, Petrit Vasili shpalosi sfidat dhe objektivat me synim një rezultat të kënaqshëm në këto zgjedhje. “Fokusi i Lëvizjes Socialiste për Integrim vazhdon dhe mbetet, që sot e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të pushtetit lokal, veprimi i përqendruar për këto zgjedhje, si një sfidë që duhet fituar, si raport i yni me qytetarin”, theksoi Vasili. Ai tha se “transformimi rrënjësor i këtij pushteti lokal është sfida jonë nga më të rëndësishmet”. Këto zgjedhje sipas tij, do të shërbejnë si një premisë dhe për zgjedhjet e përgjithshme që mbahen në qershor 2013, të cilat do të jenë sfida e dytë e radhës, edhe pse më e largët. Sipas tij LSI është e ndërgjegjshme të kryejë një ndryshim të madh pasi pushteti vendor është lënë pas dorë. “është normale për një parti relativisht të re siç është LSI të fillojë sot dhe jo më vonë përgatitjet për një eveniment të rëndësishëm si zgjedhjet për pushtetin lokal. Aq më tepër bëhet ky një imperativitet për një arsye të dukshme shkëputje, pasiviteti dhe pse jo lënie pas dore të punëve nga një pjesë e rëndësishme e administratës se pushtetit lokal, gjë që me të drejtë ka mërzitur dhe zemëruar qytetarët të cilëve gjithnjë dhe më shumë u mungojnë shërbimet”, u shpreh Vasili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›