Rreshjet e shiut, FSHF: Asnjë ndeshje në fundjavë
TIRANE- Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërprerë kampionatin për një javë si rrjedhojë e kushteve tepër të rënduara në stadiumet shqiptare. Duke parë terrenet e këqija si rrjedhojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, FSHF vendosi që këtë fundjavë, asnjë kategori e futbollit të mos zhvillojë ndeshje. Ky ndryshim i datave të kalendarit, do të bëjë që kampionati të përfundojë jo më 8 siç ishte parashikuar, por më 15 maj.
Dëmtimi i fushave është kthyer në problemin më imediat të futbollit gjatë kësaj periudhe, pasi edhe moti ka ndikuar për keq në gjendjen e tyre. Vetëm 4 ditë më parë, drejtori i stadiumit kombëtar Qemal Stafa Gazmend Sallaku urdhëroi mbylljen e tij për shkak të gjendjes tepër të keqe. Po ashtu, dy javë më parë kampionati u shty për shkak se Skënderbeut i duhej të luante 2 ndeshje të prapambetura si rrjedhojë e terrenit të keq. Fusha si ajo e Shkumbinit, e Korçës apo Ersekës, kanë qenë disa nga nga më problematiket gjatë këtij viti futbollistik në Shqipëri.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)