E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia kërkon zyrtarisht ekstradimin e Ganic

BEOGRAD- Ministri serb i Drejtësisë dërgoi sot zyrtarisht një kërkesë për ekstradimin e Ejup Ganiç, një ish-zyrtar i lartë boshnjak i akuzuar për krime lufte dhe i ndaluar në Britaninë e Madhe.

Kërkesa , e shoqëruar me një kopje të dokumentacionit iu dërgua Britanisë së Madhe me qëllim ekstradimin e drejt Serbisë së Ganiç kundër të cilit është ngritur një procedurë gjyqësore në Serbi.

Ganiç, 64 vjeç, ish-anëtar mysliman i presidencës boshnjake gjatë luftës dhe ish-president i federatës të Bosnjë-Hercegovinës u arrestua javën e kaluar në aeroportin londinez ''Heathroë'' me anë të një mandat arresti të lëshuar në shkurt 2009 nga Serbia për krime lufte.

Ganiç dhe 17 shtetas të tjerë boshnjakë dyshohen për ekzekutime të kryera gjatë sulmit të kryer në muajin maj 1992 kundër një autokolone të ish-ushtrisë jugosllave (JNA) në Sarajevë si dhe krime të kryera në një spital dhe në një kazermë në kryeqytetin boshnjak.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›