I rrahen vellain shkreh bresheri me kallash ndaj kater personave
TIRANE - Nje 28-vjecar eshte shpallur ne kerkim nga policia e Tiranes pasi akuzohet se ka tentuar te vrase kater te rinj te cilet i ka pare duke i rrahur vellain. Policia ka identifikuar si autor te ngjarjes Sami Gjellen 28 vjec i njohur edhe me emrin Bledar Jaupi i cili i perket komunitetit rom te Tiranes. Ngjarja per te cilen ai akuzohet ka ndodhur rreth ores 1330 te dites se shtune ne rrugen Sitki ico tek zona e Berrylit ne Tirane. Banoret e zonet kane degjuar te shtena armesh dhe menjehere kane lajmeruar policine ndersa autori ka mundur te largohet nga vendi i ngjarjes bashke me armen. Sipas burimeve nga policia mesohet se 28-vjecari Gjella fillimisht ka pasur nje konflikt te ashper me dy prej te demtuarve Spartak Jorgjin 23 vjec dhe Kristaq Kundragjinin 25 vjec. Konflikti mes tyre ka nisur sepse autori i ka pare duke i rrahur te vellain. Menjehere pas debatit me ta Sami Gjella ka shkuar ne shtepi dhe ka marre nje arme automatike qe e mbante pa leje. Ne kohen kur eshte kthyer dy te demtuarit sapo kishin hipur ne nje makine tip Benz 250 me ngjyre gri me targe TR 1326 N. Ne kete moment Gjella ka qelluar me automatik ne drejtim te makines por vetem 3 plumba kane goditur kabinen e saj dhe sipas policise fatmiresisht nuk eshte plagosur asnje prej personave qe ndodheshin brenda. Me pas autori eshte larguar me shpejtesi mes pallateve tek zona e Berrylit dhe ende nuk eshte kapur nga policia. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar fillimisht efektivat e Komisariatit nr.1 e me pas edhe oficeret e Seksionit kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise se Personit. Pasi jane marre deklarimet e kater te rinjve qe ndodheshin ne makine dhe te deshmitareve te shumte qe kane pare ngjarjen policia ka mundur te identifikoje autorin. Gjate keqyrjes se makines se demtuar ku ndodheshin kater te rinjte dhe vendit te ngjarjes policia ka mundur te gjeje dhe te sekuestroje tri gezhoja kallashnikovi. Sipas burimeve 28-vjecari Sami Gjella Bledar Jaupi ka qelluar drejt xhamave te makines drejtperdrejt me personat qe ndodheshin brenda duke tentuar ti vrase por per fatin e tyre plumbat kane dale nga xhamat paralele duke mos u shkaktuar asnje plage.