E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ismail Kadare nje 75-vjetor ne mungese

/ /

Me rastin e 75-vjetorit te lindjes se shkrimtarit Ismail Kadare Ministria e Turizmit Kultures Rinise e Sporteve dhe Akademia e Shkencave e Shqiperise organizuan nje takim ne ambientet e akademise. Ndonese e kishin quajtur nje konference shkencore takimi nuk ishte kaq solemn. Vete shkrimtari nuk ishte i pranishem ne kete aktivitet te organizuar per nder te tij dhe ka festuar kete pervjetor ne Paris. Gjate viteve te shkuara Akademia apo institucione te tjera kulturore jane akuzuar per heshtje ne raste te tilla ndaj dhe kesaj here nuk deshironin qe gjithcka te niste nga e para dhe organizuan nje takim ani pse pa pranine e shkrimtarit. I pari qe mori fjalen para salles se mbushur me akademike studiues shkrimtare dhe njerez te kultures ishte kryetari i Akademise se Shkencave akademiku Gudar Beqiraj i cili vleresoi Kadarene si nje personalitet te shquar dhe protagonist te zhvillimeve letrare e kulturore ne Shqiperi gjate nje harku kohor me se gjysme shekullor. I pranishem ishte edhe ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Ferdinand Xhaferaj sipas te cilit sot Kadareja dhe vepra e tij ne teresine e saj perbejne nje dukuri letrare. Personazhet e veprave te tij enden ne spiralet e nje realiteti qe nis nga kohet faraonike vijon ne periudhen antike ate bizantine me tej me sundimin e Perandorise Osmane Luften e Pare dhe ate te Dyte Boterore vendosjen e sistemit komunist e deri ne ditet tona. Pra nepermjet penes se Kadarese lexuesi deperton hap pas hapi ne zanafillen e historise njerezore ne lufterat perpjekjet per mbijetese komplotet e ndryshme kundrejt pushtetit dhe ne sfidat e perballjes me vetveten.
Pas pjeses pershendetese u mbajten edhe tri referate. Ne referatin e tij Rruga krijuese e Ismail Kadarese studiuesi Shaban Sinani u shpreh se vepra e Kadarese eshte nje projekt i madh letrar i cili kryhet e perkryhet ne vazhdimesi. Sinani thote se autori nuk e ka pasur ne mendje kete projekt qysh ne krye te heres duke pasur parasysh edhe menyren se si letersia dhe shkrimtaret perdoreshin nga pushteti por me kalimin e kohes ky projekt filloi te marre forme dhe ne mesin e viteve 70 Kadare nisi te flase per triologji apo triptike duke zgjeruar keshtu ciklet e tij letrare. Sipas tij cdo njesi ka vendin e saj ne te teren pavaresisht kohes kur veprat u shkruan. Ai beri nje analize te shpejte te vepres se shkrimtarit duke e ndare ate ne cikle si ai mitologjik autobiografik historik perandorak etnografik bashkekohor eseistik etj. Por megjithate ciklet jane te ndervarur me njeri-tjetrin. Nje veper mund te perfshihet njekohesisht ne disa syresh. Mjaft te marrim romanin Kronike ne gure i cili mund te perfshihet si ne ciklin autobiografi ashtu edhe ne ate historik perandorak etj. E po keshtu edhe te tjera vepra te Kadarese. Ndersa Mark Marku mbajti referatin Gjuha alegorike e Kadarese si antimodel i gjuhes propagandistike te regjimit. Sipas Markut Kadarese i qelloi fati i keq qe te krijonte lexuesin e tij gjate diktatures komuniste e cila ishte edhe me keq se fashizmi sepse ky i fundit ekzekutonte autorin kurse komunizmi ekzekutonte vepren me doren e vete autorit e pastaj e ekzekutonte edhe ate atehere kur shkrimtaret ishin perzgjedhur qe me veprat e tyre te ndikonin ne krijimin e njeriut te ri. Sipas tij qysh ne romanin e tij te pare Gjenerali i ushtrise se vdekur zgjodhi te komunikoje me lexuesin por vepra e tij i drejtohej lexuesit te ri dhe jo njeriut te ri. Sipas Markut kjo menyre komunikimi qe ai kishte zgjedhur shkonte ndesh me regjimin. Ai kishte zgjedhur te komunikonte permes alegorise qe lejonte kalimin klandestin te fjaleve dhe veprat e tij jane tekste te ngjeshura alegorike. Alegoria eshte celesi i leximit te vepres se tij por edhe realitetit politik. Duke iu referuar nje thenieje te Arshi Pipes ne referatin e tij Disidenca estetike e Kadarese shkrimtari Agron Tufa do te shprehej se Kadare permbysi ligjet e shenjta te realizmit socialist. Me menyren e tij alegorike te te shprehurit ai shfaqi hapur nje mospajtim stilistik dhe estetik me realizmin socialist. Madje ne kete gjykim Pipa e ka quajtur Kadarene heretik te periudhes se diktatures. Vete Kadare nuk e ka pranuar kurre se ka qene disident por sipas Tufes edhe pse me disidence kuptohet me se shumti dalja hapur kunder regjimeve politike nuk ka nje perkufizim te qarte mbi te. Ai thote se Kadareja ka bere nje disidence artistike dhe shija e se bukures eshte me e qendrueshme dhe sic thoshte Dostojevski E bukura shpeton boten Diktatura ra por vepra e Kadarese mbeti tha Tufa.

ALMA MILE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›