E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedim, dyshime për pastrim parash

Një person është dërguar për ndjekje penale, pasi ka kryer disa transferta parash dhe dyshohet për aktivitete të paligjshme. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se Elis B. 25 vjeç është denoncuar nga një bankë, kur ka transferuar 40 mijë euro nga një numër llogarie në një tjetër. Sipas të dhënave nga policia, pak ditë më parë, një bankë ka denoncuar se 25-vjeçari e kishte transferuar shumën e lartpërmendur të parave në një bankë në Francë. Menjëherë, pastrimi i parave e ka vlerësuar këtë rast, duke nisur hetimet se përse ishte kryer ky veprim. Nga puna policore e kryer në bashkëpunim edhe me bankën është identifikuar transferuesi, por deri tani nuk ka rezultuar asnjë veprim i jashtëligjshëm i kryer prej tij. Sipas policisë, ai ende nuk është marrë në pyetje, por dyshohet se i ka transferuar këto para për t‘u regjistruar në një shkollë të lartë në Francë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›