E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshqitje dheu në Gramsh, shembet një shtëpi në fshatin Kalaj

Një shtëpi është shembur dje në fshatin Kalaj të rrethit të Gramshit për shkak të rrëshqitjes së dheut. Sipas të dhënave, aktualisht gjenden nën kërcënimin e shembjes së tyre edhe 60 shtëpi të tjera të komunës Kukull. Prandaj kryetari i komunës Luan Kokia ka hedhur alarmin duke lajmëruar strukturat përkatëse që të merren masa për evakuimin e zonës dhe të banorëve, me qëllim shmangien e pasojave negative të kësaj ngjarje të mundshme. Dukuria e rrëshqitjes së dheut, shoqëruar me shembje shtëpish u ndesh edhe një javë më parë në komunën Synej të Kavajës ku u rrënuan 7 shtëpi dhe banorët u evakuuan nga shtëpitë e tjera që arritën të mbeteshin në këmbë. Problemi më i madh aty ishte se e gjithë zona përreth paraqitej në gjendje emergjence, pasi toka mund të hapej gjithandej, gjë e cila rrezikon të ndodhë edhe në rastin konkret me komunat e Gramshit.
Prandaj evakuimi i njerëzve u bë menjëherë që mos ndodhte asgjë në komunën synoj e kjo pritet të realizohet edhe në komunën Kukull të rrethit të Gramshit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›