Elza Marku konkurron në Top Model of the World
Konkursi Top Model of the World, është një prej evenimenteve më të rëndësishme botërore, i cili këtë vit do të zhvillohet në Berlin, Gjermani. Në këtë eveniment ndërkombëtar, i cili ka startuar dje për të përfunduar në datën 4 prill merr pjesë dhe një prej bukurosheve shqiptare, 17 vjeçarja Elza Marku nga Gjakova.
Vajza nga Kosova është zgjedhur nga Agnesa Vuthaj Association për të përfaqësuar Kosovën në konkursin në Berlin, Top Model of the World. Kjo do të jetë hera e tretë që agjencia Agnesa Vuthaj Association mundëson pjesëmarrjen e Kosovës në këtë ngjarje ndërkombëtare të bukurisë, ku këtë vit merr pjesë bukuroshja nga Gjakova Elza Marku. Konkursi Top Model of the World, që këtë vit organizohet për herë të 17-të, zhvillohet në Berlin nga 26 marsi deri më 4 prill dhe në të do të marrin pjesë bukuroshe nga 65 shtete të botës.