E Hënë, 2 Nëntor 2026

Topi kërkon rritje të investimeve polake në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë takimit të zhvilluar me kryetarin e Parlamentit të Polonisë, Bronislav Komoroëski, ka vlerësuar angazhimin serioz të Polonisë, në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE, duke shprehur vendosmërinë për vazhdimin e reformave të domosdoshme drejt integrimit të plotë evropian. Ndër të tjera, presidenti theksoi se Polonia vazhdon të jetë partner i rëndësishëm e tradicional në bashkëpunimin ekonomik dhe Shqipëria i ka të gjitha kushtet për të tërhequr më tepër investitorë polakë duke synuar rritjen dhe zgjerimin e shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit më të madh ekonomik në fusha si energjetika, infrastruktura, bujqësia, blegtoria, etj. Nga ana e tij, kryetari Komoroëski, theksoi se zgjerimi i dialogut dhe bashkëpunimit në të gjitha nivelet do të jetë akoma edhe më intensiv në të ardhmen. Ai vlerësoi përparimet e vendit tonë, në fushën ekonomike, kurorëzimin me sukses të anëtarësimit me të drejta të plota në NATO dhe përmbushjen e standardeve demokratike në kuadër të përpjekjeve integruese të Shqipërisë në familjen evropiane, një perspektivë e qartë kjo që është në interes edhe të vetë Evropës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›