Rrëshqitjet e dheut bllokojnë 5 mijë japonezë

Më tepër se 5 mijë persona kanë mbetur të izoluar në rajonet jugperëndimore të Japonisë, si pasojë e rrëshqitjes së dherave të shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut, që kanë shkaktuar më tepër se 22 të vdekur, ndërkohë që autoritetet meteorologjike njoftuan për vazhdim të shirave të dendur.
Disa ekipe të forcave ushtarake japoneze, përmes helikopterëve po furnizojnë me ushqime, ujë dhe medikamente banorët e rajoneve malore në Yame dhe përreth prefekturës Fukuoka, në veri të Kyushu, ishulli më i madh në jug të arkipelagut, sipas pamjeve filmike të shfaqura nga televizionet japoneze