E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshqitjet e dheut, shembet nje shtepi dhe nje rruge

Pas komunes Synej ne Kavaje dhe fshatit Trebinje ne Pogradec, reshjet e diteve te fundit rrezikojne shembjen e banesave edhe ne zona te tjera te vendit.

Mesohet se ne fshatin Kalaj te Gramshit nga rreshqitja e dheut u demtua nje shtepi dhe rrezikohen shume te tjera. Sipas njoftimeve nga komuna Kukull erozioni ne Kalaj ka nisur qe prej pese ditesh dhe sot eshte shembur nje shtepi.

Gjithashtu, ne fshatin Gribe te Gramshit mesohet se eshte shembur nje rruge, po si pasoje e rreshqitjes se dherave nga reshjet e shiut. Megjithate, nenkryetari i qarkut te Elbasanit, Ramadan Bica, ka siguruar se nuk ka asnje rrezik per shtepite e kesaj zone.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›