E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshqitjet, evakuohen objektet antike në Apoloni

28/02/2010 Largohen nga Parku Kombëtar 36 objekte muzeale. Ndërhyrja nga specialist gjermanë

FIER- Duket se evakuimi për banorët që i kanë shtëpitë e dëmtuara në rrethin e Fierit, ka prekur si fenomen edhe objektet me vlera të rralla antike në Parkun Arkeologjik të Apolonisë. Nis më në fund evakuimi i objekteve antike në Apoloninë e lashtë.

Evakuimi

Rreth 36 objekte kanë qenë objekt i largimit të djeshëm me qëllim shpëtimin e vlerave të mëdha muzeale. Ishte alarmi i dhënë përpara disa ditësh nga kreu i këtij parku ai çka bëri që dje ekspertë gjermanë të largojnë nga vendi i rrezikut këto statuja. Pas këtij konstatimi Haxhimihali i kërkoi Ministrisë së Turizmit ndihmë për largimin e statujave pa i dëmtuar ato. Vetë ministria negocioi me një përfaqësi gjermane të vendosur në vendin tonë, të cilët janë ekspertë në këtë fushë. “Qysh në atë takim urgjentë në Tiranë u vendos që të priteshin ekspertët e huaj që do të ndihmonin specialistët shqiptarë në evakuimin e monumenteve antike, 8 prej të cilave të mëdha. Pas mbërritjes dje të dy ekspertëve gjermanë, dje nisi puna për evakuimin e monumenteve të rëndësishme. Specialistët gjermanë vijnë nga Universiteti i Këlnit. Zhvendosja u la në dorë të tyre pasi ata e njohin mjaft mirë terrenin, duke qenë se janë pjesë e ekspeditës shqiptaro-gjermane që po punon në Apoloni”, ka sqaruar në startim të punës për evakuim kreu i parkut arkeologjik Marin Haxhimihali. Ndërkohë ky i fundit sqaron se shumë statuja të rënda janë vendosur në perimetrin e manastirit me qëllim që sapo të përfundojnë ndërhyrjet konkrete që i duhen bërë portikut të Apolonisë. “Kemi hequr në një kohë rekord gjithë inventarin që gjendej brenda këtyre ambienteve. Shpresojmë që sapo organet kompetente të ndërhyjnë duke riparuar këto ambiente, të rivendosen aty ku ishin të gjitha statujat. Këto të fundit janë vlera, të cilët vetëm në këtë park mund t’i gjesh. Unë falënderoj edhe njëherë këtë reagim të menjëhershme të ministrisë dhe të qendrës albanologjike”, ka vijuar Haxhimihali. Ndërkohë shumë shpejt pritet që pushteti vendor në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit të lëshojën fonde, të cilat këto ditë do të bëjnë të mundur edhe ndërhyrjen konkretet në muret e çarë të ndërtesës për të parandaluar edhe dëmet e mëtejshme. Kjo do ta bënte teatrin sërish të vizitueshëm. Statujat janë transportuar me mjete të posaçme të vëna në dispozicion nga vetë ekspertët gjerman, ndërsa fuqia punëtore është siguruar nga parku arkeologjik. Në këtë zhvillim morën pjesë edhe shumë arkeolog dhe historianë nga qyteti i Fierit.

EVAKUIMI

Rreth 36 objekte kanë qenë objekt i largimit të djeshëm me qëllim shpëtimin e vlerave të mëdha muzeale. Ishte alarmi i dhënë përpara disa ditësh nga kreu i këtij parku ai çka bëri që dje ekspertë gjermanë të largojnë nga vendi i rrezikut këto statuja. Pas këtij konstatimi Haxhimihali i kërkoi Ministrisë së Turizmit ndihmë për largimin e statujave pa i dëmtuar ato.

SPECIALISTET

“Qysh në atë takim urgjent në Tiranë u vendos që të priteshin ekspertët e huaj që do të ndihmonin specialistët shqiptarë në evakuimin e monumenteve antike, 8 prej të cilave të mëdha. Pas mbërritjes dje të dy ekspertëve gjermanë, dje nisi puna për evakuimin e monumenteve të rëndësishme. Specialistët gjermanë vijnë nga Universiteti i Këlnit.

KERKESA

Ndërkohë shumë shpejt pritet që pushteti vendor në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit të lëshojën fonde, të cilat këto ditë do të bëjnë të mundur edhe ndërhyrjen konkretet në muret e çarë të ndërtesës për të parandaluar edhe dëmet e mëtejshme. Kjo do ta bënte teatrin sërish të vizitueshëm. Statujat janë transportuar me mjete të posaçme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›