Rrëshqitjet në Portugali, ekipe dhe ndihma për banorët
Ekipe shpëtimi po dërgohen në ishullin portugez të Madeirës, ku dihet se të paktën 40 persona kanë humbur jetën gjatë stuhive të shiut të shtunën.
Rreshjet kanë shkatuar rrëshqitje dheu dhe shkëmbinjsh dhe kanë përmbytur qendrën rajonale, Funchal. Dëmtime të mëdha ka patur dhe përgjatë bregdetit jugor të vendit. Rrugët janë bllokuar, janë shkatërruar ura, shtëpi dhe rrjeti elektik dhe ai i telefonisë nuk funksionojnë. Banorët e ishullit dhe pushuesit atje kanë mbetur pa ushqime dhe ujë.
Kjo ishte stuhia më e fuqishme që kishte përjetuar ishulli që prej dy dhjetëvjeçarësh. Kryeministri Jose Socrates e vizitoi Madeirën të shtunën natën dhe tha se ishte i tronditur nga shkalla e shkatërrimit. Ai premtoi se ishulli do të merrte të gjithë ndihmën për të cilën kishte nevojë dhe një anije është nisur Lizbona me medikamente mjekësore. Dy helikopterë dhe dy avionë transporti hercules po ashtu janë në rrugë e sipër. Ushtria ka formuar njësite për të pastruar rrënojat e shkatërrimit dhe për të kërkuar personat fati i të cilëve nuk dihet.