Republika Çeke dokumenton historitë e arratisjeve
Historitë e njerëzve që u përpoqën të arratisen për në Perëndim nga Çekosllovakia mes viteve 1948 dhe 1989 janë objekt i një projekti të ri në Republikën Çeke.
Instituti çek për Studimin e Regjimeve Totalitare po bashkëpunon me arkivin e Forcës së Sigurisë të hapur kohët e fundit për të treguar historitë e qindra njerëzve që u vranë, u plagosën ose u kapën në kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë.
Çekosllovakia komuniste i mbylli kufijtë në vitin 1948 duke ndaluar udhëtimin e lirë të qytetarëve të saj.
Instituti thotë se ekzistojnë 288 raste të dokumentuara të njerëzve që janë vrarë kur u përpoqën të arratisen. Qindra të tjerë arritën ta kalonin kufirin.
Projekti përqendrohet në histori të vërteta arratisjesh nga njerëz të ndryshëm, - çekë, gjermano-lindorë, polakë, hungarezë dhe ukrainas – për të dalë në Perëndim nga kufiri çek.
"Çdo gjë tregohet nga këndvështrimi i viktimave të cilat kriminalizohen në dokumentet zyrtare të rojeve të kufirit ose të policisë," thotë nëndrejtori i Institutit, Miroslav Lehky.
"Ata cilësohen si elementë antishoqërorë, kriminelë etj. Ne duam të tregojmë se ata ishin njerëz normalë, trima dhe të arsimuar dhe kjo ishte rruga e tyre drejt lirisë," thotë zoti Lehky.