E Shtunë, 31 Tetor 2026

38 të vdekur si pasojë e stuhisë në Portugali

Është ngritur në 38 numri i të vdekurve si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe vërshimeve në ishullin portugez, Madeira, me ekipet shpëtimtare të cilat janë nisur në drejtim të qendrave turistike, kanë njoftuar sot autoritetet. Më shumë se 100 persona janë lënduar.

Autoritetet portugeze fillimisht njoftuan për 32 të vdekur, pas stuhisë e cila goditi ishullin të shtunën. Moti u përmirësua gjatë ditës së sotme, duke ja lehtësuar mjaft punën ekipeve shpëtimtare.

Agjencia portugeze për mbrojtje civile theksoi se puna e ekipeve shpëtimtare është mbështetur edhe nga ekipet mjekësore. Edhe njësitë e ushtrisë portugeze, të stacionuara në ishull, kanë mobilizuar disa ekipe për shpëtim dhe dy helikopterë.

Autoritetet kanë njoftuar se si pasojë e stuhisë që goditi Madeiran janë zhvendosur 250 persona dhe shtuan se ishte kjo stuhia më e rëndë, që ka goditur këtë ishull që nga viti 1993. Ishulli ishte një destinacion mjaft i adhuruar nga turistët britanikë.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Britanisë theksoi se ende nuk ka informata për atë se a ka në mesin e viktimave edhe shtetas britanikë.

Kjo ministri ja ka tërhequr vërejtjen turistëve nga Britania për vërshimet dhe rrëshqitjet e reja të mundshme në Madeira.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›