Gruevski dhe Ahmeti negociata për projektin "Shkupi 2014"

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk jep hollësi rreth marrëveshjes me kryeministrin Nikolla Gruevski lidhur me ndryshimet në kuadër të projektit "Shkupi 2014". Kjo marrëveshje fillimisht e arritur në parim ishte bërë javën e kaluar në takimin mes Gruevskit dhe Ahmetit në një nga lokalet e çarshisë së Vjetër në Shkup. Zyrtarë të BDI-së kanë theksuar se nuk ka marrëveshje të detajuar, por në parim dy krerët e partive të koalicionit janë marrë vesh për ndryshime të projektit "Shkupi 2014", të cilët do të duhet të reflektojnë realitetin multietnik në kryeqendrën e vendit.
"Nuk ka ndonjë marrëveshje përveç asaj se Ahmeti ka kërkuar që sheshi nuk guxon të reflektojnë pasqyrimin e një etnikumi siç janë maqedonasit, por tërë komunitetet, duke përfshirë me theks të veçantë shqiptarët. Kështu që ka propozime të pranueshme për vendosjen e personaliteteve historike shqiptare, por të mos vendoset edhe kisha në shesh", ka theksuar zyrtari i BDI-së. Ndërkohë, lidhur me këtë çështje, është prononcuar edhe kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili ka pranuar se me Ahmetin ka biseduar për projektin "Shkupi 2014".