Ndërroi jetë Alexander Heig
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, gjenerali me katër yje në pension dhe ish kandidat për president, Aleksandër Heig vdiq në moshën 85 vjeçare.
Pjesëtarët e familjes thanë se Heig vdiq në një spital të qytetit të Baltimorës nga komplikacionet e një infektimi.
Në një deklaratë me shkrim, Presidenti Barak Obama e quajti zotin Heig një amerikan të madh që i shërbeu vendit në mënyrë të shkëlqyer.
Heig shërbeu nën tre presidentë, Richard Nixon, Gerald Ford dhe Ronald Reagan.
Pas një karriere ushtarake gjatë të cilës ai mori pjesë në luftën e Koresë dhe në Vietnam, Heig iu bashkua administratës së presidentit Nixon në vitin 1970 si anëtar i Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Më pas ai u bë shef i personelit të Presidentit Nixon.
Aleksandër Heig shërbeu për një kohë të shkurtër në administratën Ford, para se të emërohej komandant suprem i forcave të NATOs në Europë.
Ai u kthye në Washington në vitin 1981 dhe shërbeu si Sekretar i Shtetit për një vit nën presidentin Ronald Reagan.