Bullgaria shkarkon Lotar Mateusin
Lotar Mateus ka dhënë dorëheqjen nga posti i selektorit të Bullgarisë pasi të dyja palët arritën marrëveshjen që kontrata e strategut gjerman të mos vazhdohet, njoftoi Federata Bullgare e Futbollit (BFU), të hënën. Mateus, i cili shtatorin e kaluar, u bë trajneri i parë i huaj që drejton Bullgarinë që nga vitit nga 1966, nuk ka arritur suksese me ekipin që tashmë ka humbur shanset për kualifikim në Euro 2012. “Ai jetonte jashtë Bullgarisë për shumicën e kohës dhe ndoshta kjo ndikoi në rezultatet dhe përgatitjen e ekipit kombëtar”tha presidenti i BFU-s, Borislav Mihailov.