Uji dhe era e keqe pushtojnë rrugët e kryeqytetit
05/05/2011 Reshjet, ujërat vërshojnë në sipërfaqe duke bllokuar qarkullimin
Reshjet e shumta të rëna gjatë mesditës së djeshme kanë rikthyer edhe një herë vëmendjen te situata kaotike e krijuar nga përmbytja e disa zonave të kryeqytetit. Mosfunksionimi si duhet i rrjeteve të kanalizimeve ka bërë që uji dhe erërat e këqija sërish të dalin në sipërfaqe, duke mbajtur peng jo vetëm qarkullimin e banorëve, por dhe të automjeteve, që edhe kësaj radhe kanë krijuar pështjellim në qarkullim. Qytetarëve u është dashur të presin disa orë deri në tërheqjen e ujërave për të mbërritur në destinacionet e tyre, si pasojë e vërshimit të ujërave nëpër rrugë, që mbartnin edhe një erë të rëndë. Me këtë situatë problematike janë përballur shumë zona në kryeqytet, si ajo e Rrugës së Dibrës, ku qarkullimi është paralizuar për më shumë se një orë. Banorët e kësaj zone krahas ujërave që kanë pushtuar rrugën janë ndeshur edhe me erën e rëndë, që ka ardhur si pasojë e reshjeve të shumta dhe daljes në sipërfaqe të ujërave të zeza. Po ashtu probleme janë vënë re edhe në zona të tjera të kryeqytetit, si ajo pranë “Don Boskos”, Rrugës së Elbasanit, përgjatë segmentit të unazës si dhe pranë zonave ku po bëhen punimet për rehabilitimin e sheshit “Skënderbej” dhe kaosi i trafikut në hyrje të kryeqytetit. Po ashtu edhe oborret e disa shkollave janë tejmbushur nga ujërat e mbledhura. Situata më e vështirë është ndier nëpër rrugët ku vërshimit të ujërave dhe erërave të rënda i është shtuar edhe trafiku. Kështu, kanë mjaftuar vetëm disa orë reshje për të sjellë sërish në vëmendje problemet me cilësinë e punimeve për sistemin e rrjetit të kanalizimeve në kryeqytet, duke vënë në vështirësi qytetarët si dhe duke shtuar nivelin e ndotjes. Këto probleme të theksuara janë ndier edhe nëpër lagjet e futura të kryeqytetit. Pak muaj më parë kryeqyteti u përfshi në një tjetër situatë kaotike, ku qarkullimi është paralizuar për një ditë të tërë si pasojë e vërshimit të ujërave pothuajse në të gjitha rrugët e kryeqyteti, duke evidentuar kështu nevojën emergjente për ndërhyrje në rrjetin e kanalizimeve e veçanërisht të mbledhjes së ujërave. Pavarësisht se kanë kaluar disa, kryeqyteti është përballur sërish gjatë ditës së djeshme me bllokime të rrugëve si pasojë e vërshimit të ujërave nëpër sipërfaqe, të cilave u janë shtuar edhe erërat e rënda.