Zgjedhjet, akuza gatishmëriprokurorë e oficerë më 8 maj
05/05/2011 Ina Rama: Garantojmë një proces të qetë zgjedhor dhe hetim pa ndikim politik
TIRANE- Zgjedhjet lokale të 8 majit, do jenë nën vëmendjen e vazhdueshme jo vetëm të Policisë së Shtetit, por dhe të Prokurorisë, e cila duket se ka marrë një sërë masash për t’i bërë ballë çdo ngjarje që do prishte procesin e votimit. Grupe gatishmërie prokurorësh dhe Oficerë të Policisë Gjyqësore, pritet të ngrihen ditën e diel, kur dhe do të zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet lokale. Qëllimi kryesor i kësaj iniciative të ndërmarrë nga Kryeprokurorja Ina Rama, është dokumentimi në kohë reale i çdo incidenti me natyrë kriminale dhe garantimin e një procesi të qetë zgjedhor. Për të diskutuar më nga afër rreth masave të ndërmarra lidhur me këtë çështje, Kryeprokurorja Rama ka zhvilluar dje një takim me të gjithë drejtuesit e prokurorive në rrethe, të cilëve u ka bërë me dije rolin dhe detyrën ligjore që duhet të ushtrojë Prokuroria në zgjedhjet e 8 majit. Gjatë fjalës së saj, Kryeprokurorja ka pohuar se është detyrë e organit të akuzës që të ushtrojë kompetencat e tij në funksion të garantimit të një procesi zgjedhor të lirë, transparent dhe demokratik. “Në kushtet kur gjatë zhvillimit të kësaj fushate elektorale vihet re një shtim i fenomenit shqetësues të incidenteve që lidhen me zgjedhjet, është e domosdoshme, jo vetëm për ndjeshmërinë e opinionit publik, por dhe për imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, që Prokuroria t’i përgjigjet kësaj situate me shtimin e gatishmërisë dhe marrjen e masave tekniko- organizative”,-ka theksuar Kryeprokurorja Ina Rama. Më tej Rama ka theksuar se institucioni që drejtohet prej saj duhet të kryejë me paanësi detyrën kushtetuese në të gjitha rastet e shkeljes së ligjit në nivelin e një vepre penale, të kryera qoftë nga zgjedhësit, apo nga anëtarë të organeve që janë të ngarkuara nga ligji me kryerjen e procesit zgjedhor, duhet të garantojë se do të bëjë proces hetimor profesional, të paanshëm dhe larg çdo ndikimi politik. Për të siguruar një gjë të tillë, Rama ka urdhëruar ngritjen e grupeve të gatishmërisë në prokuroritë e çdo rrethi.