Rreth 20 % e gjimnazistëve janë mbipeshë
Autori i Lajmit: red.
“Në vendin tonë, sipas të dhënave, "20 % e të rinjve të shkollave të mesme janë mbipeshë, tek femrat, kjo shifër shkon deri 26 %". Studimet tregojnë se "në qytetin e Tiranës, për mosha mbi 55 vjeç, mbipesha është në 28.6 % ”
Rreth 20 % e të rinjve të shkollave të mesme janë mbipeshë, tregojnë të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa tek femrat, kjo shifër shkon deri 26 %. Studimi në qytetin e Tiranës tregon se për mosha mbi 55 vjeç mbipesha është në 28.6 %. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka ndërmarrë së fundmi një studim në shkallë vendi për matjen e treguesve të shkallës së mbipeshës apo obezitetit. MSH konsideron se në këtë drejtim edukimi i popullatës është i domosdoshëm. "Ne si vend jemi tamam në kohë për të punuar për informimin, edukimin e popullsisë për t u ushqyer në mënyrë të shëndetshme", thanë burime nga Ministria e Shëndetësisë.. Sipas tyre, "një nga qëllimet kryesore përsa i përket politikës që do të ndiqet, është të ndihmohet popullata për të bërë zgjedhjen e një mënyre ushqyerje të shëndetshme". "Programet e informimit do të krijojnë mundësinë që njerëzit të jenë në gjendje të njohin dhe të bëjnë zgjedhjen e shëndetshme të ushqyerjes", thanë burimet, sipas të cilëve, nevojitet informacion i bollshëm në lidhje me ushqyerjen e shëndetshme, dietën dhe zakonet në ushqyerje. MSH thekson se "gjithsesi, është në dorën e popullsisë, të secilit individ, të të gjithë familjeve, shoqërisë, për të ndalur apo jo këtë epidemi të re të shek. XXI". Organizata Botërore e Shëndetësisë ishte e para që me raportin e saj të vitit 2002 "Strategjia globale për dietën, veprimtarinë fizike dhe shëndetin" reagoi fuqishëm ndaj shtimit të rreziqeve për shëndetin dhe të sëmundshmërisë kronike të lidhur me to. Në vendin tonë, në kuadër të përpjekjeve botërore, u ngrit Grupi i Punës, i përbërë nga specialistë të Ministrisë së Shëndetësisë, asaj të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, të Arsimit dhe Shkencës, Qendrës Ekonomike të Edukimit dhe Zhvillimit të Fëmijëve në Bashkinë e Tiranës, si dhe Institutit të Shëndetit Publik e Drejtorise së Shëndetit Publik në Tiranë. Grupi i Punës ka përgatitur dhe draft Udhëzuesin Dietetik, apo rekomandime për ushqyerjen e shëndetshme në Shqipëri.
Pasojat shëndetësore të obezitetit
Obeziteti (masa e madhe dhjamore, si rezultat i ngrënies së tepërt dhe djegies së pakët të kalorive të marra, apo depozitimi i tepricave kalorike) dhe mbipesha përbëjnë rrezik për një sërë sëmundjesh, sikurse diabet tip 2, hipertension, sëmundje ishemike të zemrës e të arterieve të trurit, sëmundje të tëmthit, disa tipe kanceri, si të mitrës, ovareve, gjirit, zorrës, tëmthit, prostatës, mëlçisë, etj. Sipas MSH, "obeziteti dhe mbipesha shkaktojnë probleme psiko-sociale, si nocioni i fajësisë së peshës ose realiteti social paragjykues stigmatizues për të punësuar njerëz obezë, ndërsa tek fëmijët, probleme të përparimit të ulët në mësime". Sipas një ankete, "26% e vajzave shqiptare vuajnë emocionalisht prej mbipeshës trupore". Sipas një studimi të Bankës Botërore, "në krahasim me 10 vjet më parë, në Shqipëri vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës, të vazave të gjakut dhe kancerit është rritur në 40 %". Vetëm sëmundjet kardiovaskulore zënë 50 % të totalit të vdekjeve në vendin tonë dhe në këtë fakt alarmant ndikon dhe obeziteti. Sot, në botë ka nga obeziteti 600 milion njerëz me hipertoni arteriale, 177 milion me diabet tip 2, 20 milion me kancer, dhe 20 milion me sëmundje ishemike te zemrës e të arterieve të trurit. Për shkak të obezitetit çdo vit në rajonin europin vdesin një milion vetë. Por, këto sëmundje mund të parandalohen apo evitohen. "Të dhënat tregojnë se mbi 80 % e sëmundjeve ishemike të zemrës, 90 % e diabetit të të rriturve dhe një treta e numrit të të sëmurëve me kancer, si edhe te rasteve të vdekjeve ose vuajtjeve të lidhura me to, mund të parandalohen", thanë burimet, duke rekomanduar për këtë dietë ushqimore, aktivitet i përditshëm fizik dhe mospirje të duhanit. Gjithashtu, kostot e shoqërisë nga obeziteti janë rritur. Kostot direkte në Europë zënë 6% të kostove për shëndetin, por ka edhe një kosto indirekte, si humbja e jetës, ulja e produktivitetit, humbja e ditëve të punës, për shkak të sëmundjeve tek obezët, etj. "Por dhe barra financiare për diagnostikimin dhe mjekimin e sëmundjeve është kolosale si për pacientët, familjet e tyre, ashtu edhe ne në rrafshin shoqëror", pohojnë burimet, sipas të cilëve shpenzimet janë në rritje deri në nivele të papërballueshme si në vendet perëndimore, ashtu edhe tek ne.
Mbipesha në botë
Vitet e fundit numri i njerëzve obezë dhe mbipeshë në botë, ashtu dhe nnë vendin tonë, është rritur në proporcione alarmante apo thënë ndryshe epidemike. "Ndaj, obeziteti dhe mbipesha janë sfidë e re për shëndetin publik në tërë botën", thonë burime nga Ministria e Shëndetësisë. Të dhënat tregojnë se më shumë se 1 bilion (adult) të rritur në botë janë mbipeshë, nga të cilët 22 milion, fëmijë. Sipas MSH-së, "bazuar në studime, në vitin 2015, kjo pamje pritet t i kalojë 1.5 bilion persona". Në Europë, obeziteti është 3-fishuar 2 dekadat e fundit dhe, nëse nuk ndërmerren veprime konkrete, mendohet se në 2010, do të ketë 150 milion të rritur obezë, ose 20 % e popullsisë dhe 15 milion fëmijë obezë, ose 10 % e popullsisë. "Obeziteti në vende të ndryshme europiane shkon nga 30% deri në 80 % të të rriturve, por ka diferenca midis vendeve, moshave e sekseve", thanë burimet. Veçanërisht të rrezikuar nga mbipesha dhe obeziteti janë fëmijët. Sipas të dhënave, në Europë fëmijët janë rreth 20 % mbipeshë dhe gjysma e tyre janë obezë. Në 2010, mendohet se 1 në 10 fëmijë do të jetë obez. "Këta fëmijë janë më të rrezikuarit për të vuajtuar nga diabeti tip-2, hypertensioni, vështirësitë në fjetje, por dhe probleme psiko-sociale", thanë burimet. Sipas tyre, "këta fëmijë kanë probabilitet të madh të mbeten obezë në moshën e rritur dhe të zhvillojnë problem të sëmundjeve serioze me vuajtje dhe ulje të cilësisë së jetës së tyre".
Shkaqet e obezitetit dhe mbipeshës
Obeziteti takohet si në vendet e zhvilluara edhe tek ato në zhvillim, ndaj dhe shkaqet e tij janë komplekse. Në vendet e varfëra, obeziteti vjen nga të ardhurat e pakta, edukimi i pakët, kujdesi shëndetësor i ulët, paaftësia dhe padija për të zgjedhur dhe për të blerë ushqime të përshtatëshme për shëndetin. Në shtresat e varfra të popullsisë (që nuk kanë mundësi të hanë në mënyrë të shëndetëshme, apo të kryejnë aktivitet fizik), është shtuar ndjeshëm konsumi i ushqimeve të pasura në sheqerna dhe yndyrna shtazore, që janë më të lira si çmim, por dëmtojnë më shumë shëndetin. Në vendet e zhvilluara, ku më shumë njerëz jetojnë në qytet se në fshat ( 2/3 e popullsisë europiane jeton në qytete) ecin me makina, bëjnë aktivitet fizik të pakët, rrinë para kompjuterit gjatë, përdorin ushqime dhe pije të përpunura, ka një mënyrë të re jetese, i quajtur “mjedisi obezogjenik” (pasi inkurajon këtë stil të ri të jetesës dhe rritet rreziku për obezitet). Zakonet e të ushqyerit të njerëzve kanë ndryshuar në dekadat e fundit, të ndikuar dhe nga rënia e çmimeve të sheqerit, orizit, niseshtesë dhe yndyrnave. Kështu, sheqeri, nga 1960 deri në 2000, ka pësuar rënie me 60 % të çmimit. Në fillim të shek. XX, njerëzit përdornin rreth 5 kg sheqer në vit, ndërsa sot përdorimi i tij është ngritur midis 40-60 kg në vit. Por, nëse rekomandohet të hahet 400 gr fruta dhe zarzavate në ditë, një studim në rajonin europian tregoi se 30 % e djemve dhe 37 % e vajzave të moshës 13-15 vjeç hanin fruta çdo ditë. Ndikim negativ ka hyrja e shumëllojshmërisë së ushqimeve hiperkalorike, me shumë sheqer, shtimi i konsumit të pijeve alkoolike (tek ne 40 % e meshkujve adultë përdorin alkool) reklamimi, prefencat e reja të ushqyerjes me ushqime të gatshme, etj. Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm ndikon gjithashtu tek obeziteti dhe mbipesha. OBSH rekomandon kryerjen e 30 minutave aktivitet fizik çdo ditë, i moderuar të paktën 4 herë në javë si kopshtari, ecje me biçikletë, punë shtëpie, etj, dhe për fëmijët dhe të rinjtë, 60 minuta aktivitet fizik të përditshëm.
Rekomandime për ushqyerjen e shëndetshme
Udhëzuesi Dietik rekomandon për një ushqyerje të shëndetshme konsumimin e një larmi ushqimesh, të bazuar në ushqime me origjinë kryesisht bimore, por dhe të bukës, drithërave, orizit dhe varietete zarzavatesh e frutash disa herë në ditë (së paku 400 gr në ditë). Mbajtja e peshës trupore në limitet e rekomanduara, duke mbajtur nivele të moderuara të aktivitetit fizik, çdo ditë 30 minuta ecje e moderuar, të paktën 4 herë në javë, është e domosdoshme për shmangien e mbipeshës. Peshën e tij të shëndetshme, apo indeksin e masës trupore (IMT) çdokush mund ta përcaktojë, duke pjestuar peshën e tij me gjatësinë në katror. "Nëse IMT është midis 18.5-24.9 personi është normal apo i shëndetshëm; nëse IMT është midis 25-30, personi është mbipeshë dhe nëse IMT është mbi 30, personi është obez", thonë specialistët. Sipas tyre, rekomandime të tjera për ushqyerje të shëndetshme janë dhe mbajtja nën kontroll e konsumit të yndyrnave (jo më shumë se 30% të energjisë ditore), si dhe zëvendësimi i mishit me dhjamë, me prodhimet e mishit me bizele, bishtajore, thierza, peshk, pule ose mish pa dhjamë. "Përdorni qumësht dhe nënproduktet e tij, që kanë sasi të pakta yndyrë dhe kripë, zgjidhni ushqime me përmbajtje të pakët sheqeri dhe konsumoni sheqer të përpunuar dhe me kursim, duke limituar frekuencen e pijeve me sheqer dhe ëmbëlsirave", këshillojnë specialistët për një ushqyetje të shëndetshme. Por, duhet patur kujdes dhe në konsumimin e kripës, duke zgjedhur dieta me sasi të pakët kripe. Konsumi total i kripës nuk duhet të jetë më shumë se një lugë çaji (6 gr) në ditë, duke përfshirë kripën në bukë dhe ushqimet konservuara e të përpunuara. "Nëse konsumoni alkool, konsumi limit duhet të jetë jo më shumë se 2 pije (secila të përmbajë 10 gr alkool) në ditë", rekomandohet për ushqyerje të shëndetshme.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2008