Lamtumirë Viktor Gjikës!...
05/03/2009 Çastet më të bukura, por edhe ato më të lodhshmet dhe kujtimet për të lidheshin me kinematografinë. Filmi ka qenë thuajse gjithçka për të. Madje, dashuria që i dhuroi dhe atij vetë i dukej nganjëherë e tepruar, pasi para tij harrohej dhe largohej për net të tëra nga familja. Sot ai nuk ndodhet më pranë familjes. Megjithatë, miqtë, të afërmit dhe ata që e deshën mund ta gjejnë Viktor Gjikën në filmat e tij. Sepse ata janë vërtet të shumtë. Edhe pse vetë regjisorit i dukej se nuk pati kurrë kohë të mjaftueshme të realizonte aq sa mundej.
Mendonte të krijonte një tjetër film artistik të bazuar në të përditshmen aktuale shqiptare, të përfundonte një libër me kujtimet e veta... Mbetën vetëm dëshira, apo shënime të lëna përgjysmë.
Regjisori i njohur u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare dhe dje miqtë dhe kolegët e përcollën për në banesën e fundit. Burri me flokë të bardha dhe vështrimin e pandryshuar në vite, me disa rrudha më shumë, edhe pse me një trup të tretur në pritje të fluturimit të fundit, nuk e mendonte vdekjen si stacion të harrimit.
Emri i Viktor Gjikës lidhet ngushtë me lindjen dhe zhvillimin e kinemasë shqiptare. Pjesë e atyre artistëve që i dhanë një hov të ri kinematografisë, duke vënë tek ajo veten e duke sjellë një hapësirë të re, edhe pse nën sistemin komunist. Studentin e shkëlqyer të Moskës, djaloshin korçar e priste një rrugë jo e lehtë drejt kinemasë. Megjithatë, kjo udhë u vizatua me durim prej tij. Kështu, të kaluarën e Gjikës mund ta lidhësh me sheshet e xhirimeve, me biseda miqsh për kinemanë, ikjet e gjata nga shtëpia dhe sytë e ëmbël të gruas që e dashuroi dhe e adhuroi gjithë jetën.
“Dashuria është pjesë përbërëse e jetës së njeriut dhe e pashmangshme. Ai që shmang dashurinë nuk mund të bëjë jetë të plotë. Dashuria është jo vetëm pjesë, por është pjesa më e bukur dhe emocionale e jetës. Tek artisti kjo ndikon në të gjitha drejtimet. Si lind kjo ndjenjë, kjo vazhdon të mbetet enigmë”, - do të shprehej Gjika në 70-vjetorin e lindjes, ndërsa kujtonte punën e vet ndër vite dhe çmonte atë që e kishte përkrahur aq shumë në përpjekjet e veta: gruan e tij. “Pata dhe kam një grua që jo vetëm më ka dashuruar dhe adhuruar, ka qenë e lumtur nga puna ime, nga suksesi im, e ka kuptuar rëndësinë dhe natyrën e punës sime dhe asnjëherë nuk është ankuar. Jeta e kineastit është e vështirë dhe për femrat është e vështirë të kenë për burrë një kineast, pasi është natyra e punës e tillë. Do të duhet të largohesh nga shtëpia për një kohë të gjatë, duhet të përpiqesh për një mori gjërash. Ajo grua më ka dhënë një vajzë të mrekullueshme, Esterin, të cilën e dua shumë”, - do të nënvizonte regjisori.
E pikërisht kjo përmasë humane, me një jetë plot dashuri, do ta bënte edhe më të suksesshëm Gjikën në atë çka solli.
Do të përpiqej ti bënte gjërat në atë mënyrë që të mos e qortonte veten me vitet, por e dinte se askush nuk është i përsosur. Megjithëkëtë, krijimtaria e tij dhe figura që ai ndërtoi është afër përsosurisë. Thuajse i vetmi regjisor shqiptar që asnjë prej filmave nuk i ka dështuar, Gjika besonte se, nëse artisti vërtet mundohet ta realizojë siç duhet punën e tij, kjo përpjekje shpërblehet. Sot për ta shpërblyer atë së pari e kanë radhën fjalët...
Një biografi e shkurtër...
Viktor Gjika lindi më 23 qershor 1937 në Korçë. Operator, regjisor e skenarist i filmit artistik dhe dokumentar, studimet e larta i kreu në Moskë në institutin kinematografik "VGIK" për kinooperator dhe u diplomua me filmin "Askush kurrë nuk vdes" së bashku me Dhimitër Anagnostin, me të cilin nderohen me “Çmimin e madh” në festivalin botëror të shkollave kinematografike, që u zhvillua në Lodz të Polonisë në vitin 1961. Filloi punën në kinematografi si operator në filmin "DEBATIKU", 1961, si dhe në filma kronikalë dhe dokumentarë. Puna e tij e parë e pavarur si operator dhe regjisor ishte filmi dokumentar "Bistricë ’63", 1964, i cili është nderuar me Çmimin e Republikës. Puna e parë regjisoriale në gjininë e filmit artistik ishte "Komisari i dritës", 1966, në bashkëpunim me Dhimitër Anagnostin. Ka realizuar si regjisor, skenarist apo operator gjithsej 15 filma artistikë dhe 25 filma dokumentarë. Gjatë viteve 1984–1991 kreu detyrën e drejtorit të kinostudios "Shqipëria e Re", detyrë nga e cila dha dorëheqjen më 5 nëntor 1990 për tiu përkushtuar tërësisht krijimtarisë artistike. Viktor Gjika ka qenë anëtar i bordit këshillimor të Kolegjit Evropian të Filmit (1992–1995, Danimarkë, Ebeltoft) dhe anëtar jurie në festivalet ndërkombëtare të filmit në Varnë (1965), Stamboll (1979), Annessy (1991), Montpelie (1992), Sent-Etien (1998). Filmi i tij artistik i fundit ka mbetur “Nëntori i dytë” (1982). Përveç shumë dokumentarëve, filmografia e tij përfshin edhe “Në çdo stinë” (1980 - edhe skenarist), “Gjeneral gramafoni” (1978 - edhe skenarist), “Njeriu me top” (1977 - edhe skenarist), “Përballimi” (1976), “Rrugë të bardha” (1974), “Yjet e netve të gjata” (1972 - edhe skenarist), “I teti në bronz” (1970 - edhe skenarist) dhe “Horizonte të hapura” (1968 - edhe skenarist).
Pas vitit 1990 ka xhiruar vetëm filma dokumentarë: “Kur ikin korbat” (2000), “Unë jam Ismail Qemali” (1997) dhe “Antoni Athanasi” (1995), në të cilët është edhe skenarist dhe operator. Karriera e tij ka njohur vlerësime të shumta, me tituj e çmime, ndër të cilët më i rëndësishmi është Kupa e Festivalit për “Gjeneral gramafoni”.
Pengjet...
Pengjet e tij lidhen me filmat që ka pasur në mendje ti realizojë dhe s’ka mundur. Filmat, idetë, projektet ndiqnin njëri-tjetrin. I tillë është edhe një film për aktorin Sandër Prosi, që nuk mundi ta realizonte. “Sapo isha duke përfunduar një film, mendoja për tjetrin. Por si rregull, nuk bëhej ai që mendoja në atë kohë, pasi dilte diçka tjetër dhe unë jepesha pas saj. Por ato që nuk janë realizuar janë sigurisht pengjet”, - do të pohonte regjisori. Ndër këto pengje mund të renditet realizimi i një filmi me tri seri, seria e parë e të cilit njihet më së miri nga publiku: "Gjeneral gramafoni". Seria e dytë do të vijonte me një tjetër “gjeneral”, ku të trajtohej lufta: "Gjenerali pa maska", dhe seria e tretë do të ishte "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", që vinte e mblidhte eshtrat e ish-kolegëve të tij. Këtë ide Gjika e bisedoi madje edhe me Vath Koreshin. Por gjithçka mbeti këtu...
Me "Gjeneral gramafonin" lidhet edhe një peng tjetër: ai i ndërrimit të detyruar të finales së filmit për hir të urdhrave e kufizimeve të kohës. Por edhe te "Nëntori i dytë" regjisori u detyrua të heqë një episod që quhej "Beteja në urën me tri harqe", ku Isa Boletini lufton me serbët. Filmi tjetër, "Yjet e netve të gjata", u pezullua për një vit, pastaj u bënë disa rixhirime të tij. Të tria këto ngjarje Gjika i ka cilësuar “tri plagët e Gjergj Elez Alisë”.
Regjisor që... fëmijë
Një ëndërr e parë në moshën 10-vjeçare “do të përcaktonte fatin” për Gjikën. Në atë kohë regjisori i ardhshëm shkonte shpesh në kinemanë “Majestik” të Korçës dhe fshehurazi shikonte filma bashkë me shokët e tij. Më shumë sesa filmat, të cilët jo të gjithë i pëlqenin, fëmijët i joshte fakti se në perde lëviznin njerëz, apo flisnin njerëz të gjallë, të cilët ishin “ndryshe”, pasi nuk mund të prekeshin me dorë. “Ishte një lloj habie, e cila më pas më shtyu të merresha me disa lloj lodrash kinemaje, që ne në Korçë i quanim «sinemaçka»”. Ndërkohë Moska do të ishte thuajse vendimtare në formimin e plotë artistik të Viktor Gjikës. Një student shumë i mirë, ai studioi me mjeshtër të kinematografisë. Fjalët e profesor Boris Vallçokit do të bëheshin deviza e tij për vitet e mëvonshme: "Djema, përmbysni gjithçka, kërkoni gjithnjë të renë, mos u kënaqni me atë që arrini.” Ndaj gjithmonë është përpjekur që në çdo film të sjellë diçka të re, të hedhë një hap më tutje.
Miqtë dhe kolegët...
Dritëro Agolli: Gjika është pionier i kinematografisë moderne
Më ka ardhur shumë keq për vdekjen e Viktorit dhe më duket sikur kam humbur një pjesë të jetës sime. Sepse unë kam qenë bashkëpunëtor me të, kam bërë disa skenare, pastaj disa nga veprat e mia, romanet, ai i ka ekranizuar. Ai ka luajtur një rol të madh në kinematografinë tonë, është ndër pionierët e parë të kinematografisë sonë moderne, që ka krijuar filmin e vërtetë artistik, e ka kthyer nga ana diletante në profesioniste me mjeshtërinë e tij. Ka krijuar një brez të tërë. Filmat e tij kanë luajtur një rol të madh edhe në njohjen e historisë sonë, të përpjekjeve të popullit shqiptar. Disa nga këta filma janë edhe dokumente artistike të historisë sonë, si filmi “Nëntori dytë”, që i kushtohet pavarësisë. Do të kalojnë shumë vjet dhe me këtë film do të ilustrohet kjo pjesë e historisë sonë. Humbja e tij është një fatkeqësi e madhe. Sa më tepër të kalojë koha, aq më tepër njerëzit do ta kuptojnë ç’është kjo humbje.
Teodor Laço: Gjika nuk i trembej vdekjes
Është një humbje e madhe për kulturën shqiptare e në mënyrë të veçantë për artin kinematografik. Viktor Gjika ishte nga ata krijues që i kushtoi jetën krijimtarisë kinematografike, si regjisor i filmave artistikë e dokumentarë. Të jeni të sigurt se, sa herë të shfaqet filmi “Nëntori i dytë”, do të kujtohet edhe krijuesi i tij Viktor Gjika, i cili u dha jetë momenteve më të rëndësishme historike të vendit tonë. Emri i Viktor Gjikës do të mbetet i paharruar për shqiptarët. Është një humbje e madhe. Unë e kam pasur mik të ngushtë që në shkollë të mesme dhe është e vështirë për mua të mbaj emocionet e mëdha në këto çaste. Unë i jam gjendur atij edhe në çastet e fundit të jetës dhe mund të them se ishte një model për të gjithë moshën tonë. Viktor Gjika ishte shumë trim. Ai ishte takuar me vdekjen dhe e dinte se ajo do të vinte. Vetëm ne miqtë e tij e kishim të vështirë ta pranonim atë.
Tinka Kurti: Kurorë e artë për artin
Për mua emri “Viktor” është shumë i madh. Ka qenë, është dhe do të mbetet një emër i madh. Viktori ishte një figurë e rrallë dhe një kurorë e artë për artin shqiptar. I dha aq shumë artit shqiptar, aq filma të bukur! Unë i jam mirënjohëse Viktorit për rolin që më ka dhënë në filmin e tij. Dhimbje e madhe për artin, për kombin dhe për ne artistët në mënyrë të veçantë.
Rikard Ljarja: Një udhëheqës shpirtëror
Sot për mua është një ditë shumë e vështirë, se na ka vdekur një koleg, një mësues, një udhëheqës shpirtëror dhe e kam jashtëzakonisht të vështirë të them edhe këto dy fjalë. Ai vërtet ishte miku im, por ishte edhe miku i të gjithë kinostudios, edhe pak më tepër ndoshta.
Piro Milkani: Një legjendë...
Sot përcjellim për në banesën e fundit një nga emrat më të shquar të kinemasë shqiptare. E ka filluar punën si drejtor i fotografisë, pastaj ka kaluar në regjisurë. Ka bërë shumë filma të mirë, ka qenë i përkushtuar, ka ndihmuar shokët, ka përgatitur breza të rinj. Është pjesë e historisë dhe e kinematografisë shqiptare. Deri dje ai ishte legjenda e gjallë e kinemasë shqiptare, ndërsa sot mbetet një legjendë. Do ta kujtojmë gjithmonë sa herë të shohim filmat e tij. Në Arkivin Shtetëror të Filmit ruhen kilometra të tërë filmash të xhiruar dhe të prodhuar nga mendja dhe talenti i tij.
Mevlan Shanaj: Ai iku i realizuar
Unë e kam takuar e biseduar me të edhe kohët e fundit. Kam parë se si një njeri nuk dorëzohej, nuk jepej dhe kishte një personalitet të admirueshëm. Ky personalitet e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës. Ishte një regjisor i përmasave ndërkombëtare. Pa dyshim dhimbja mbetet për miqtë, por humbja më e madhe i përket shoqërisë shqiptare, pasi kemi humbur një kolos të ekranit. Viktor Gjika do të mbetet një emër i madh, një emër i lakmueshëm. Rrallë i vijnë shoqërisë njerëz me kaq dije, personalitet e kaq pasion. E rëndësishme është që ai iku i realizuar.