Qendra e kryeqytetit, 3 herë e përfshirë në buxhetin e bashkisë së Ramës

Ndonëse janë bërë premtime të shumta dhe janë akorduar disa herë fonde për të, infrastruktura rrugore në qendër të kryeqytetit ende vazhdon të mbetet në kushte të mjerueshme. Ajo paraqet modelin më të shëmtuar të një kryeqyteti, të cilin nëpër fushata elektorale shpesh e kanë quajtur Tirana Evropiane. Përveç pamjes së masakruar që ka, kjo pjesë kryesore e kryeqytetit përbën një problem tepër shqetësues për qytetarët.
Gropat e panumërta të mbushura me ujë në këtë segment rrugorë, janë kthyer në një makth të vërtetë jo vetëm për qytetarët e thjeshtë kalimtarë, por edhe për drejtuesit e automjeteve, të cilët e kanë të pamundur që të mos kalojnë të paktën disa herë në javë nëpër të. Përveç mungesës së vijave të bardha dhe semaforëve, në ditët me shi, qytetarët e kryeqytetit duhen të përballen edhe me një problem tjetër tepër shqetësues, me gropat e mbushura me ujë, me baltën dhe ujin që fluturon deri në disa metra në rrobat e kalimtarëve, nga shpejtësia e makinave mbi to. Meqenëse jo të gjithë qytetarët e kryeqytetit kanë mundësi për të rrugëtuar me makinat e tyre private, ato janë të detyruar të lëvizin në këmbë edhe nga qendra e kryeqytetit, e cila për vetë pozicionin e saj kyç është e mbipopulluar më shumë se çdo zonë tjetër e Tiranës. Jo në pak raste, qytetarët kanë humbur ditën e punës duke u kthyer në shtëpi të ndotur nga makinat dhe gropat me ujë në zemër të kryeqytetit. Infrastruktura e masakruar rrugore në ketë segment rrugorë, tregon infrastrukturën shpirtërore të qeveritarëve, të cilët kanë përgjegjësi direket për shpërdorimin e fondeve të akorduara disa herë për të. Qytetarët shprehen shumë të shqetësuar për gjendjen e katandisur të qendrës, e cila është lënë në harresë prej kohësh. Jam e detyruar të kaloi nëpër qendër dy herë në ditë për shkak të vendndodhjes se punës time, sidomos në ditët me shi siç është sot, është një stres i pa parë për të kaluar, sepse gropat janë të mbushura me ujë, makinat kalojnë me shpejtësi dhe uji që del nga gropat nga shkelja e gomave, mund të të njollosë rrobat disa metra larg, u shpreh një qytetare. Të gjitha këto që thamë më lart kanë një ndikim shumë negativ mbi psikikën tonë, mbi shëndetin, mbi gjendjen shpirtërore. Në qendër të kryeqytetit tonë, shikon lehtësisht ku të moshuarit presin me minuta të tëra për të kaluar rrugën dhe lejnë dinjitetin e tyre në rrugë duke vrapuar mos të njollosen dhe mos të bien në gropat me ujë. Që nga viti 2005, rikonstruksioni i sheshit Skënderbe është planifikuar dhe miratuar dy herë. Herën e fundit, ishte planifikuar që punimet të niseshin me datën 1 nëntor të vitit 2008 me ndihmën e donatorëve të huaji, ndërkohë edhe në projektbuxhetin e vitit 2009, në kuadër të infrastrukturës rrugore të kryeqytetit janë planifikuar ndërhyrje në rikonstruksionin e qendrën së Tiranës.
Fondet për rikonstruksionin e qendrës së Tiranës
Në programin e buxhetit për infrastrukturën e rrugëve në kryeqytet të vitit 2005, Bashkia e Tiranës ka pas përfshirë dhe rikonstruksionin e qendrës së kryeqytetit, pra të rrugës në fjalë, e cila është pjesë e rrugës së Bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Në sajë të ndërhyrjet në infrastrukturën rrugore për vitin 2005, pika 8 e buxhetit për këtë sektor, përfshin dhe rikonstruksionin e këtij segmenti rrugorë duke filluar nga Muzeu Kombëtar, para Pallatit të Kulturës deri në lidhje me segmentin rrugorë para Xhamisë. Realisht, dhe pse fondet për rikonstruksionin e këtij segmenti janë miratuar, kjo pjesë e qendrës së kryeqytetit është lënë ashtu siç ka qene katandisur, pa bërë asnjë ndërhyrje. Para qytetarëve të kryeqytetit, duhet të japin përgjigje personat përgjegjës për menaxhimin dhe zbatimin e fondeve të akorduara nga bashkia. Ndërkohë, projektbuxheti i paraqitur nga bashkia e Tiranës për vitin e 2009, kap shifrën 7.6 miliardë lekë dhe ky buxhet flet për ndërhyrje ne disa sektorë problematike në infrastrukturën rrugore, ku është ripërfshirë edhe rregullimi i territorit të qendrës së Tiranës. Sipas këtij buxheti, në qendrën e qytetit bëhen ndryshime të mëdha, ku do të behet ndalim i automjeteve dhe duke i dhënë prioritet këmbësorëve. Qytetarëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të presin me shpresë për të parë një ditë ndryshimin e qendrës së katandisur.
Last Updated on Thursday, 05 March 2009 10:11